Meta i dorëzon flamurin kampionit Izmir Smajlaj: Suksese në Lojërat Mesdhetare, mirënjohje për angazhimin tuaj serioz

Meta i dorëzon flamurin kampionit Izmir Smajlaj: Suksese në Lojërat Mesdhetare, mirënjohje për angazhimin tuaj serioz

Presidenti Ilir Meta dhe kampioni Izmir Smajlaj

Presidenti i vendit Ilir Meta, i ka dorëzuar Flamurin Kombëtar ekipit shqiptar që do të marrë pjesë në  Lojrat Mesdhetare “Tarragona 2018”, që do të mbahen në Spanjë.

Gjatë ceremonisë së dhënies së flamurit tek kampioni i Ballkanit dhe Evropës në kërcimin së gjati, Izmir Smajlaj, Meta është shprehur se uron që delegacioni shqiptar të ketë sukses në këtë event.

Ju shpreh mirënjohjen time për angazhimin serioz në përgatitjen e delegacionit sportiv, për këtë event kaq të rëndësishëm. Ju uroj të jepni më të mirën, energjinë tuaj dhe aftësitë tuaja në garat dhe ndeshjet ku ju do të garoni. Sporti është një element i çmuar që na ndihmon në rritjen e identitetit kombëtar, për të qenë sportistë të mirë dhe qytetarë të devotshëm. Suksese dhe përfaqësim sa më dinjitoz të ngjyrave kuq e zi e flamurit kombëtar në Lojërat Mesdhetare “Tarragona 2018” në Spanjë. Uroj që portistët që përfaqësojnë ekipin e Shqipërisë të arrijnë rezultate të larta e sa më shumë medalje në këtë Vit Mbarëkombëtar të Skënderbeut.”-ka thënë Meta.

Krenari ka shprehur atleti Smajlaj pasi ka marrë flamurin kombëtar.

Mes të tjerash, Smajlaj është shprehur:”Nder dhe krenari për mua të mbaj flamurin kombëtar. Uroj të marrim sa më shumë medalje.”

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/06/2018 13:22

    Izmirin e falenderojmë për arritjet e tij dhe jemi krenarë por emrin dhe mbiemrin e tij ai mund ti ndërojë..

    Përgjigju
  • bobi: 18/06/2018 12:26

    aq shume ia paskan dashur prinderit Turqine ketij djalit sa dhe emrin turk ia paskan vene...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e mundimshme, efektivi në 'Përballje': I kemi hyrë një të panjohure, nuk jam bërë pishman

Profesionet e mundimshme, efektivi në 'Përballje': I kemi hyrë një të panjohure, nuk jam bërë pishman