Meta: Mbështesim biznesin
fason,do hapim vende të reja pune

Meta: Mbështesim biznesin<br />fason,do hapim vende të reja pune
SKRAPAR- Hapja e vendeve të reja të punës dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve është prioritet i qeverisë shqiptare. Këtë e ka shprehur nga Çorovoda kreu i Kuvendit të Shqipërisë, njëherësh kreu i LSI, Ilir Meta, ku u inaugurua një biznes fason. Duke shprehur mbështetjen e qeverisë ndaj biznesit fason, Meta tha se synohet krijimi i vendeve të punës në gjithë vendin, edhe në zonat larg qendrave të mëdha urbane.
 
“Ky investim bashkëkohor i jep mundësi punësimi rreth 300 qytetarëve të Çorovodës. Ky është një lloj bilanci për Skraparin e Çorovodën për të parë se çfarë bëmë dhe çdo bëjmë. Kam tre vjet që e pres këtë ditë. Rasti i sotëm, është zhvillim i ideve të reja. Nëse mbështesim biznesin fason, si dhe mbështesim zhvillimin e vendit. Kjo është një fabrikë moderne me standarde evropiane, ku do të bëhet e mundur punësimi i shumë grave”, tha Meta.
 
Kreu i Kuvendit tha se brenda 4 viteve të mandatit të parë në Skrapar do të krijohen 1 mijë vende pune, në mënyrë që të rritet mirëqenia e banorëve të kësaj zone. Ndërsa shtoi se vende të reja pune do të krijohen në mbarë vendin.
 
“Nëse vazhdojmë me këtë mënyrë, do hapim rreth 1 mijë vende pune në qytetin e Çorovodës, dhe 10 mijëra vende pune në të gjithë Shqipërinë. Do kemi aktivitetet të ngjashme në të gjithë Shqipërinë. Në të gjitha zonat e pafavorizuara, të cilat janë larg tregjeve dhe qendrave të mëdha, ne do të punojmë dhe do i japim mundësi zhvillimi. Shumë shpejt do rikthehemi për të përuruar rrugën e re të Kanioneve, të cilët përfaqësojnë një nga vendet më unike në vend”, theksoi Meta.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe ministrat Nasip Naço, Arben Ahmetaj, dhe Erion Veliaj.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale