Meta mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare: Lufta kundër krimit e korrupsionit, rëndësi strategjike

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka thirrur në një mbledhje në Presidencë, Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Burime për Report Tv pranë Presidencës thanë se mbledhja ka qenë e planifikuar dy javë më parë dhe nuk ka lidhje me zhvillimet e fundit politike. 

Në mbledhje kanë marrë pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, anëtarë të kabinetit qeveritar si dhe krerët e institucioneve të lidhur me sigurinë e vendit si drejtori i SHISH, SHIU-t dhe Policisë së Shtetit. Report Tv mësoi se mbledhja është kërkuar nga kreu i shtetit Ilir Meta i cili kryeson mbledhjet e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Ndërsa presidenca përmes një njoftimi për shtyp sqaroi fokusin e kësaj mbledhje ku në fokus ishin prioritetet e sigurisë. "Presidenti theksoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve", thuhet në njoftimin e Presidencës.

Çështjet e diskutuara ishin: Gjendja e sigurisë kombëtare dhe direktiva vjetore e sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018; kontrolli dhe menaxhimi i integruar i kufijve, lufta kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe emigracionit të paligjshëm; emergjencat civile; siguria e infrastrukturave strategjike portuale dhe aeroportuale dhe mbrojtja kibernetike.

Për gjendjen e sigurisë kombëtare dhe direktivën vjetore të sigurisë së Republikës së Shqipërisë për vitin 2018 informoi Kryeministri,  Edi Rama.

Për çështjet e tjera informuan anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Presidenti theksoi rëndësinë e domosdoshmërisë strategjike për luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit, dhe forcimit të kontrollit të kufijve. Gjithashtu Presidenti shprehu mbështetjen e plotë ndaj agjencive ligjzbatuese për thellimin e luftës pa kompromis kundër trafikut të drogës dhe krimit të organizuar.

Po kështu, raportet e Departamentit të Shtetit, Bashkimit Evropian dhe agjencive partnere të specializuara për këto çështje të rëndësishme, nënvizoi Presidenti i Republikës, janë një platformë solide për të reflektuar dhe për të ndërtuar një partneritet të besueshëm, të qendrueshëm dhe afatgjatë për forcimin e sigurisë kombëtare dhe antarësimin në Bashkimin Evropian

Njoftimi i Presidencës për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë


Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë marrin pjesë:

Presidenti - Ilir Meta

Kryeministri - Edi Rama

Kryeparlamentari - Gramoz Ruçi

Kreu i SHISH - Helidon Bendo

Kryeprokurori - Arta Marku 

Kryetari i komisionit të Sigurisë - Ulsi Manja 

Ministri i Brendshëm - Fatmir Xhafaj

Ministri i Drejtësisë - Etilda Gjonaj 

Ministrja e Mbrojtjes - Olta Xhaçka 

Ministri i Ekonomisë dhe Financave - Arben Ahmetaj

Ministri i Energjetikës - Damian Gjiknuri

Ministri i Jashtem - Ditmir Bushati

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sali Bollati- Çam paramithiot: 17/05/2018 00:33

    Çfare y duhet metes siguria?! Ai ka vene ne krye "Shqiptarin" me te sigurte qe fatekeqesisht nuk di as fjalen faleminderit ta thote ne shqip. Asfalia greke eshte ajo qe ben çfare te doi ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Faik: 16/05/2018 20:31

    Strateget e KORRUPSIONIT mblidhen te llogaritin fitoret .ESHTE hipokrizi QE shitet per LUFTE , eshte struci QE mbulon KOKEN dhe bythen e le JASHTE.jashte SI MUND TE luftoje nje HAJDUT HAJDUTIN .Never na duhet presidenti I FILIPINEVE VETEM PER NJE VIT .TE FILLOJE ME PERDORUESIT DHE PASTAJ ME SHITESIT

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës