Meta me homologun nga Izraeli:
Jemi të unifikuar kundër terrorizmit

Meta me homologun nga Izraeli:<br />Jemi të unifikuar kundër terrorizmit
Intensifikimi i marrëdhënieve diplomatike dhe bashkëpunimi mes dy vendeve kanë qënë në fokusin e takimit të kreut të Kuvendit Meta me homologun e tij izraelit, Yuli Edelstein.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta u takuar paraditen e kësaj të enjteje me homologun e tij izraelit ku janë shprehur për një forcim të marrëdhënieve parlamentare mes dy vendeve.

Shkëmbimet mes qeverive janë intensive, tha kreu i Kuvendit Meta, në shënimin e 25-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Izraelit.

meta izraeliti

“Populli shqiptar shfaqi solidaritet ndaj izraelitëve në Luftën e Dytë Botërore. Të unifikuar në sfidën kundër terrorizmit si një sfidë serioze për vendet tona”, u shpreh Meta. 

Kreu i Parlamentit të Izraelit, z. Edelstein vlerësoi Shqipërinë si një vend mik i Izraelit. Të dy krerët e Kuvendeve u shprehën për rritje të shkëmbimeve parlametare.

Ky takim vjen në kuadër të mbledhjes së sotme të PAM ku do të marrin pjesë një numër i lartë personalitetesh në punimet e sesionit të 10-të Plenar të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, 

meta izraeliti
 Foto të tjera


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit

Spiralja e rrezikshme e përshkallëzimit