Meta në Berlin, i jep titullin “Naim Frashëri” violinistes Ervis Gega

Meta në Berlin, i jep titullin “Naim Frashëri” violinistes Ervis Gega

Presidenti Ilir Meta dhe violinistja Ervis Gega në ceremoninë e dhënies së titullit

Në kuadrin e vizitës në Berlin, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta, i akordoi në një ceremoni të veçantë violinistes së shquar shqiptare, Ervis Gega, Titullin e lartë “Naim Frashëri”.

Presidenti Meta me këtë rast shprehu mirënjohjen e thellë për kontributin e dhënë nga violinistja e shquar për lartësimin e emrit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. 

Kam privilegjin që si President të Republikës të vlerësoj një personalitet që kontribuon për lartësimin e emrit të vendit tonë në Gjermani, në Evropë dhe në të gjithë skenat ku ajo demonstron talentin e saj.

Ilir Meta, President

Duke vlerësuar talentin e zonjës Gega, performancën e saj në skenat më prestigjioze të Gjermanisë dhe të botës, si dhe karrierën shumë të suksesshme artistike si Koncertmaestre e parë e Filarmonisë së Bonn-it, Presidenti Meta nënvizoi se shqiptarët ndjehen krenarë me talente të tilla në botë.

Presidenti i Republikës i akordoi violinistes Ervis Gega titullin e lartë “Naim Frashëri” me motivacionin “në shenjë vlerësimi për kontributin artistik si një violiniste e shquar dhe e suksesshme shqiptare e cila interpretuar në festivalet shqiptare dhe në skenat e mëdha botërore”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria

Greqi/ Zëvendëskryeministri Bratakos dhe ministri i Shtetit Papastavrou largohen nga qeveria