POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Itali/ Meta merr çmimin: Politikani ndërkombëtar i vitit 2018

Presidenti Ilir Meta duke marrë cmimin Politikani Ndërkombëtar për vitin 2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ndodhet në Itali në një vizitë zyrtare. Presidenca njofton se ditën e djeshme, Meta ka marrë një çmim nga fondacioni Foedus me motivacionin për promovimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore mes Shqipërisë dhe Italisë. Çmimi është "Politikani ndërkombëtar i vitit 2018".

Metës iu dha çmimi në një ceremoni gala që u mbajt në Romë, ndërkohë që vetë presidenti tha se cmimi është një simbolikë për të gjithë shqiptarët dhe italianët që jetojnë dhe bashkëpunojnë me njëri-tjetrin.

"Ky çmim u shkon mijra shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali. Ky çmim u shkon arbëreshëve tanë të dashur të cilit lidhin dy popujt tanë në mënyrë unike prej 500 vjetësh, por edhe mijra italianëve që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri prej vitesh. Edicioni i 18-të i Fondacionit Tuaj titullohet "Një dhuratë për një buzëqeshje" ndaj dhe unë duke ju falënderuar për vlerësimin dua T'ju kujtoj thënien e një shqiptareje të madhe, Shën Nënë Tereza, e cila ka thënë se paqja fillon me një buzëqeshje."

f.g.
Komento

Komente

  • sali: 15/12/2018 14:55

    Mafiozet dekoruan krye mafiozin

    Përgjigju
  • Qamil Qamili: 15/12/2018 10:41

    Para pak ditesh ky fondacion i dha cmimin "Luani i Arte per paqen" presidnetit serb Vucic. Shikoni atrikullin e Koha inet, date 06.12.2018. Respekte

    Përgjigju
  • lexuesi: 15/12/2018 10:22

    Përderisa është fondacion çfarë prisni, o burra të japim ca lekë dhe të marrim edhe ne ndonjë çertifikatë!

    Përgjigju