Meta nga Gjermania: Shqipëria ka bërë progres, meriton hapjen e negociatave

Meta nga Gjermania: Shqipëria ka bërë progres, meriton hapjen e negociatave

Presidenti Ilir Meta gjatë takimit në Berlin

Presidenti Ilir Meta nga Berlini ku mori pjesë në takimin e 23-të Ndërkombëtar deklaron se Shqipëria ka bërë progres dhe meriton hapjen e negociatave me BE në fund të qershorit. Ai tha se shqiptarët janë optimistë, ndërsa një vendim pozitiv do të ishte inkurajues për të gjithë rajonin. Vendimi për Shqipërinë merret në datë 28 qershor, ndërsa tre vendet skeptike janë Franca, Holanda dhe Gjermania.

Privilegj i veçantë të isha i ftuar nderi në Takimin e 23-të Ndërkombëtar të Berlinit mes kolegësh, miqsh dhe udhëheqës të besimeve të vendeve të ndryshme të botës. Paqja dhe stabiliteti janë të pranishme në rajonin tonë e sot kemi mundësinë historike për ta bërë atë të pakthyeshme.

Fryma e bashkëpunimi dhe mirëkuptimi të ndërsjellë në rajonin tonë duhet të forcohet më tej dhe çështja e emrit të Maqedonisë falë progresi historik të ditëve të fundit të finalizohet sa më parë. Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të përparojë drejt një zgjidhjeje përfundimtare të pranueshme për të dyja vendet në të mirë të tyre dhe të vetë rajonit

Vura në pah progresin e bërë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian duke theksuar se jemi optimistë për një vendim pozitiv dhe të rëndësishëm nga Këshilli Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, vendim i cili do të ishte një shtysë inkurajuese për Shqipërinë dhe për të gjithë rajonin në adresimin më të vendosur të prioriteteve kyçe dhe të bashkëpunimit rajonal.

Ilir Meta

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • anonim: 15/06/2018 11:10

    O zoti kryeminister se kupton qe I ke gjithe kunder sali ilir lul fatmir monik e shume e shume edhe nga ata qe te rine para mbrapa ose je dhe ti me keto dhe po beni rolin e kopilit ziheni diten dhe darkoni bashke naten ciao

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite

Superkupa e Italisë nuk ndryshon format, zhvillohet sërish në Arabinë Saudite