Meta nga Vatikani: Rajoni ka nevojë për bashkëpunim, mirëpresim një marrëveshje Kosovë-Serbi

Meta nga Vatikani: Rajoni ka nevojë për bashkëpunim, mirëpresim një marrëveshje Kosovë-Serbi

Ilir Meta dhe kardinal Pietro Paroli

Pas vizitës me atin e shenjtë në selinë e tij në Vatikan, presidenti Ilir Meta ka takuar edhe sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Paroli.

Një nga temat kryesore gjatë takimit kanë qënë zhvillimet në rajonin e Ballkanit.

Në fjalën e tij Meta është shprehur se rajoni ka nevojë për më shuëm bashkëpunim duke shprehur edhe njëherë mbështetjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Rajoni ka nevojë për më shumë bashkëpunim, mirëkuptim dhe harmoni. Mbështes vijimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Të gjithë mirëpresin një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Zbatimi i një marrëveshjeje Kosovë-Serbi do të normalizonte marrëdhëniet mes dy vendeve dhe do tw hidhte themelet e një paqeje, stabiliteti e sigurie në nivel rajonal. Marrëveshja Kosovë-Serbi ndihmon të ardhmen evropiane të tyre dhe të të gjithë rajonit. Të angazhohemi më shumë për forcimin e bashkëpunimit ndëretnik dhe ndërfetar në rajon Shqipëria u kushton rëndësi të madhe marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë.

Ilir Meta, president 

Më tej, Meta ka cekur edhe mbështetjen që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës Katolike dhe besimtarëve katolikë.

Vlerësoj ndihmesën e jashtëzakonshëm që Selia e Shenjtë i ka dhënë Kishës katolike dhe besimtarëve katolikë shqiptarë. Të privilegjuar që në themel të historisë së lashtë të marrëdhënieve tona qëndrojnë personalitete që u përkasin gjithë njerëzimit. Papa Klementi XI, Skënderbeu, Shën Tereza, Kardinali Ernest Troshani, 38 klerikët katolikë shqiptarë të lumturuar, pjesë e historisë sonë. Këto personalitete, dëshmi e pakundërshtueshme e përkatësisë dhe vokacionit evropian të popullit shqiptar. Bashkëjetesa e shkëlqyer fetare në Shqipëri, thesar kombëtar, shembull i vyer në nivel rajonal e global. Falënderoj Atin e Shenjtë për vlerësimin e veçantë ndaj këtij thesari kombëtar. Bota sot ka nevojë për mesazhe të tilla bashkëjetese dhe harmonie.

Ilir Meta, president

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale