Meta nuk e ka fshehur kurrë simpatinë, por çfarë e bashkoi sot me Sali Berishën? (FOTO)

Meta nuk e ka fshehur kurrë simpatinë, por çfarë e bashkoi sot me Sali Berishën? (FOTO)

Ilir Meta dhe Sali Berisha bashkë në promovimin e librit “Demokracia nuk pret”

Presidenti Ilir Meta nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e tij për ish-kryeministrin Sali Berisha, simpati kjo që ndoshta i ka rrënjët tek bashkëqeverisja mes tyre që mori udhë në vitin 2009 e zgjati deri në 2013-ën.

Këtë simpati ai nuk e ka fshehur as sot kur në promovimin e një libri zgjodhi t'i ulet në krahë. Siç shihet edhe nga fotot e shpërndara nga zyra e shtypit e Presidencës, Meta e Berisha janë të qeshur e shkëmbejnë batuta me njëri-tjetrin.

Fotot e tyre janë shkrepur në botimin e librit publicistik të personalitetit dhe gazetarit të shquar shqiptaro-amerikan, ish-Drejtorit të ‘Zërit të Amerikës” për Euro-Azinë, Frank Shkreli, të titulluar “Demokracia nuk pret”.

Presidenti Meta gjatë fjalës së tij përshëndetëse

“Është kënaqësi e veçantë të marr pjesë në këtë veprimtari që i kushtohet veprës së një personaliteti të shquar të botës shqiptare, natyrisht edhe të botës shqiptaro-amerikane, siç është zoti Frank Shkreli.

Ne ndihemi krenarë për personalitete të tilla dhe jemi mirënjohës për kontributet atë që kanë dhënë për kombin në detyrat që kanë pasur.

Karriera e z.Shkreli është vërtet një histori suksesi e një shqiptari, i cili falë sakrificave të tij dhe të familjes, arriti të edukohet e të ngrihet në nivelet më të larta të administratës amerikane dhe jo vetëm kaq, por edhe të investojë përmes atyre pozitave në interesin kombëtar të vendit të tij të origjinës edhe të kombit të tij.

Për kontributin e tij të spikatur sa i takon forcimit të identitetit kombëtar, denoncimit të izolimit komunist në Shqipëri, denoncimit të shkeljes së të drejtave të shqiptarëve në ish-Jugosllavi, të sensibilizimit për çështjen e Kosovës, për ruajtjen dhe kultivimin e harmonisë ndër-fetare në Shqipëri, një çështje mjaft e rëndësishme jetike dhe ekzistenciale për kombin tonë, ai është bërë mjaft i njohur dhe i vlerësuar nga të gjithë ne.

Theksoj se në këto kohë të globalizimit, ajo që ne nuk duhet të harrojmë si një vend e si një komb modest, për t’iu shpëtuar të gjitha rreziqeve që na kanosen, është të forcojmë identitetin kombëtar.

Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për kontributin që vazhdon të japë zoti Shkreli edhe sot e kësaj dite, falë përvojës që ka dhe aftësisë së të shprehurit e artikulimit në këtë drejtim, që ne të garantojmë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë, për Kosovën, për mbarë kombin tonë.

Libri ‘Demokracia nuk pret’ është një vepër e mrekullueshme, sepse demokracinë nuk ta dhuron askush dhe demokracinë duhet ta fitosh dhe mund ta fitosh çdo ditë e më shumë por edhe mund ta humbasësh çdo ditë e më shumë.

Në këtë drejtim, vepra e zotit Shkreli është edhe një shkundje për të gjithë, për rëndësinë që ka demokracia. Ajo nuk është e dhënë një herë e përgjithmonë. Demokracia duhet ruajtur, duhet mbrojtur, duhet zhvilluar sipas standardeve më të avancuara dhe siç e meriton një komb si i yni, që ka vuajtur shumë nga mungesa e saj.

Ju faleminderit edhe njëherë zoti Shkreli dhe mirënjohjen më të thellë për ju dhe familjen tuaj gjithashtu, që ju ka edukuar me një dashuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë!”

Presidenti Ilir Meta

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tata: 11/09/2018 21:13

    Jane bashke taman si rrin qent e rrugave kur bajn seks qe ngecin qe duan te ikin por sikin dot dhe kto dy kan ngecur ne rrugen e drejtesise se re .

    Përgjigju
    • Haaaaahaaaassss: 11/09/2018 22:18

      Sa i madh je Tata me lomentin

  • tonin: 11/09/2018 20:58

    i bashkon frika nga burgu

    Përgjigju
  • masari: 11/09/2018 20:00

    Ja patjeter bashke horrat e bijte e djallit qe kane dale nga i njejti gjiriz e nga e njejta hale...

    Përgjigju
  • Besford këlluf gjoleka: 11/09/2018 19:25

    Dy fjndërrinat e gjith historis së KOMBIT SHQIPTAR

    Përgjigju
  • Lalka i Radanecit: 11/09/2018 18:17

    Keta jane lende e pare e qenefit Radanec.

    Përgjigju
  • USA: 11/09/2018 16:40

    DY TE SHKERDHYERIT TE INKRIMINUARIT DY QELBESIRAT QE SKAN LEN GJE PA BER DO VIJ DITA QE DO JAPIN LLOGARI NUK DISKUTOHET FARE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët