Meta pret Hahn dhe apelon: Duhet gjithëpërfshirje për të çelur negociatat

Meta pret Hahn dhe apelon: Duhet gjithëpërfshirje për të çelur negociatat

Johannes Hahn dhe Ilir Meta gjate takimit te sotem ne Presidence

TIRANE-Vizitën në Shqipëri komisioneri Johannes Hahn e nisi me një takim me Presidentin Ilir Meta. Zyra e shtypit të Presidentit, njofton se kreu i Shtetit çmoi angazhimin e menjëhershëm të Komisionerit Hahn për nxitjen e hapave të mëtejshëm drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit vitin ardhshëm.

Presidenti Meta vlerësoi mundësinë bashkëpunimit dhe të një leximi të përbashkët të përmbushjes së sfidave madhore për të garantuar çeljen e negociatave. ‘Gjithpërfshirja dhe besueshmëria janë element kyç për eurinë e suksesshme të reformave’, nënvizoi Presidenti i Republikës.

Presidenti Meta e cilësoi tejet të rëndësishëm përqendrimin e agjendës evropiane të tri muajve të fundit tek Ballkani Perëndimor, një mbështetje e qartë e perspektivës evropiane të rajonit.

Pas Metës, Johannes Hahn takoi kryeministrin Edi Rama, ku nënvizoi edhe pikat se ku duhet që të përqendrohet administrata shqiptare për fazën përgatitore të negociatave.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Art: 17/07/2018 21:18

    Po! Duhesh dhe ti me Monkey tat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD-së për shfuqizimin e ligjit për administrimin e Butrintit