'Historia shqiptare e një austriakeje', Meta promovon librin mbi humanisten Marianne Graf

'Historia shqiptare e një austriakeje', Meta promovon librin mbi humanisten Marianne Graf

Presidenti Ilir Meta, me përfaqësuesit diplomatik gjatë ceremonisë së promovimit të librit të humanistes austriake

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka marrë pjesë ditën e sotme në ceromoninë solemne të zhvilluar me rastin e promovimit e librit të veprimtares dhe humanistes austriake Marianne Graf, me titull: “Marjana – Historia shqiptare e një austriakeje”.
Gjatë ceremonisë së mbajtur ku morën pjesë përfqësues të ndrëshëm të trupit diplomatik, shkrimtarë, publicistë, kreu i Shtetit Meta theksoi se ndihet i nderuar në promovimin e librit që i kushtohet humanistes së njohur dhe mikes së madhe të vendit tonë, Marianne Graf.
“Jam i nderuar që sot së bashku me ju të marrim pjesë në promovimin e librit “Marjana”, një libër që i kushtohet humanistes së njohur dhe mikes së madhe të kombit tonë, znj. Marianne Graf. Ajo me veprimtarinë e saj humanitare në Shqipëri dhe jo vetëm, të cilën e ka filluar 26 vite më parë, atëherë kur populli shqiptar sapo kishte dalë nga diktatura më e egër e kontinentit dhe kishte nevojë për miq të vërtetë dhe të sinqertë, ka lënë gjurmë të mëdha. Si çdo herë, në momente të rëndësishme dhe të vështira për kombin tonë, miqtë e mirë dhe ndihma e sinqertë nga Austria dhe populli austriak nuk na ka munguar. Historikisht, Austria dhe austriakët e kanë treguar me vepra miqësinë për popullin tonë dhe për këtë ju jemi shumë falënderues.
Për t’u ardhur në ndihmë shqiptarëve Marianne së bashku me bashkëshortin e saj z.Ëilli Graf, themeluan shoqatën, “Partneriteti Shqipëri-Austri
”, ka thënë presidenti Meta.

Teksa vlerësoi marrëdhëniet e ngushta miqësore mes dy vendeve Presidenti Meta shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e dhënë humanitar, në lidhje me ndërtimet dhe projektet inovative me të ardhme në shumë fusha të jetës ekonomike, sociale, kulturore të shqiptarëve në zonat më të thella të vendit, të cilat janë realizuar përgjatë 26 viteve, falë angazhimit të pandërprerë të Marianne e Ëill Graf dhe kordiantorit të shoqatës që vepron në SHqipëri.

Ndërsa në fjalën e saj, zonja Marianne Graf falënderoi Presidentin Meta për vlerësimet si edhe të gjithë bashkëpunëtorët e saj në veprimtarinë e saj të gjatë humanitare në Shqipëri. 
 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit

S’ka treg, fermerët hedhin kastravecët në kanal: Shteti të kontrollojë pikat e grumbullimit! Report Tv vëzhgim në serat e Lushnjës, Dimalit e Beratit