Meta takim me të rinjtë e trevave shqiptare: Arsimimi, invenstim i sigurtë për të ardhmen

Meta takim me të rinjtë e trevave shqiptare: Arsimimi, invenstim i sigurtë për të ardhmen

Presidenti Ilir Meta takim me të rinjtë e të gjitha trevave

Presidenti i vendit Ilir Meta ka zhvilluar një takim gjatë ditës së sotme me një grup të rinjsh nga trevat shqiptare, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe mendime për rolin e të rinjve dhe kontributin e tyre. Meta ka shkruar në Facebook për mbresat e veçanta që i ka lënë takimi më të rinjtë. Ai është shprehur se vëmendja kryesore është për tu përqëndruar në arsimimin e brezave të rinj.

Me mbresa të veçanta u ndava sot nga një takim tepër i hapur, i ngrohtë e vëllazëror me një grup të rinjsh nga të gjitha trevat shqiptare, me të cilët shkëmbyem mendime e ide mbi rolin e kontributin e brezit të ri në ditët e sotme, veçanërisht në proceset evropiane të rajonit tonë. I inkurajova që me energjinë, idetë e vizionet e tyre të udhëheqin ndryshimet në Shqipëri, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni dhe Malin e Zi. Është koha që të kthejmë vëmendjen tek arsimi, jo vetëm si investimi më i sigurtë për të ardhmen por edhe si mjeti më efikas unifikues mes shqiptarëve në rajon.

Presidenti Ilir Meta, shkruan në Facebook


(Postimi i Metës në Facebook)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet

Siguria ushqimore, vetëm 5% e qumështit që prodhohet në vend testohet