Meta vizitë tre ditore në Serbi 
takon Nikoliç e kryeministrin Vuçiç

Meta vizitë tre ditore në Serbi <br />takon Nikoliç e kryeministrin Vuçiç
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta  pritet të nisë një vizitë zyrtare në Serbi, në javën e fundit të këtij muaj. Vizita që do të jetë treditore dhe do të zhvillohet në datat 21-23 dhjetor.
 
Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të angazhimit për shkëmbime të mëtejshme parlamentare mes dy vendeve, angazhim ky që u mor gjatë vizitës në prill të këtij vitit në Tiranë, të kryeparlamentares serbe, Maja Gojkoviç.
 
Burime pranë Kuvendit kanë bërë të ditur se meta do të pritet nga zyrtarët më të lartë të shtetit, si presidenti Nikoliç, kryeministrin, Vuçiç dhe kryeparlamentarja Gojkoviç. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS