Meta vizitë në Mexhitli: Ju, shqiptarët e Maqedonisë nuk do të jeni kurrë vetëm

Meta vizitë në Mexhitli: Ju, shqiptarët e Maqedonisë nuk do të jeni kurrë vetëm

Presidenti Ilir Meta gjatë vizitës në Maqedoni

MAQEDONI- Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka vijuar me vizitën e tij në Maqedoni, duke shkuar në fshatin me shumicë shqiptare, Mexhitli.

Meta është pritur me nderime nga autoritetet vendore dhe nga dhjetra banorë të zonës, të cilët falënderuan presidentin për kujdesin e treguar ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Në fjalën e tij, Meta u shpreh se shqiptarët atje nuk do të jenë kurrë vetëm duke mos harruar edhe t’i falenderojë se po mbajnë gjallë traditat dhe vlerat e kombit tonë.

Ju dhe të gjithë shqiptarët në Maqedoni kurrë nuk do të jeni vetëm. Shteti shqiptar do të qëndrojë gjithmonë pranë jush. Ju jeni krenaria shqiptare e zonës së Manastirit. Ju falenderoj që mbani gjallë e trashëgoni vlerat dhe traditat më të mira të shqiptarëve. Kruja, Vlora, Prizereni e Manastiri janë qytetet më të rëndësishme për në shqiptarët.

Ilir Meta, president 

Kjo është dita e dytë e vizitës së kreut të shtetit në Maqedoni. Dje ai vizitoi shtëpinë e Kongresit të Manastirit me rastin e 110-vjetorit të mbledhjes. Gjatë vizitës, Meta ka shpërndarë në mënyrë simbolike 110 abetare për fëmijët shqiptarë që jetojnë atje.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë

Vrau foshnjën duke e hedhur në lumë, mjeku i Tapizës për Report Tv: Nënë e përkushtuar e 5 fëmijëve, s’ka ardhur kurrë për vizitë