Miell nga Serbia? Zusi: Jashtë standardeve, shkakton probleme në organizëm

A po konsumojmë bukë të prodhuar nga miell jashtë standardeve? Ky është shqetësimi i konsumatorëve në vend, ndërsa edhe pse kjo çështje rikthehet herëpashere, sërish institucionet nuk kanë marrë masat e duhur për bllokimin e importit të miellit me nivel proteinik nën 12.5%.

I ftuar në studion e Report Tv, ish-zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi tha se norma e vendosur disa vite më parë për nivelin e proteinave në miell ka qenë 12.5%, ndërsa më pas ka pasur një tjetër vendimmarrje që e çoi në 9%.

Sipas tij, mielli jashtë standardeve shkakton probleme shëndetësore te konsumatorët. Zusi tha gjithashtu se në Shqipëri hyn tre herë më shumë miell me nivel proteine 9% për prodhimin e biskotave, sesa për prodhimin e bukës. 

Konsumimi i një mielli me normë proteine nën 12% shkakton probleme në shëndet, kemi të bëjmë me një organizëm të sëmurë. Shkakton probleme të funksionimit, probleme fiziologjike, probleme me zhvillimin e trurit te fëmijët. Mungesa e proteinës shkakton këto probleme. Janë dhe vetë prodhuesit e bukës që shpreshin shqetësimin se për shkak të nivelit të ulët proteinik të miellit përdoren shtesa, dhe në këtë moment këtu fillon një problem tjetër, sepse këto mund të jenë në nivelin e duhur, por mund të rezultojnë edhe problematike.

Ne nuk arrijmë dot të kontrollojmë miellin, e jo më shtesat. Përdorimi i aditivëve është mjaft i vështirë për t'u kontrolluar. Është më e lehtë të kontrollosh një kamion, sesa qindra furra buke për përdorimin e shtesave.

Niveli i proteinave te miellit duhet të jetë 12.5%. Në Shqipëri hyn miell me nivel 9% i cili është i destinuar për prodhimin e biskotave, dhe kjo është sasi e konsiderueshme mielli që vjen nga jashtë, tre herë më shumë miell për biskota sesa për bukë. Kjo ishte anormale, s'kishte asnjë lloj reagimi deri në janar të këtij viti. 

Niveli i miellit me përmbajtje nën 12.5% është përgjysmuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Hyrja e miellit nga Serbia dhe Kosova është dy herë më e ulët. Jo vetëm për miellin, por edhe për produke te tjera kam parë lëvizje brenda Ministrisë së Bujqësisë, me synim për t'iu afruar standardeve të BE-së. Ne jemi larg, fakti është që deri tani nuk ka pasur asnjë lloj axhende për t'u afruar me BE. 

Alban Zusi, drejtor Ekzekutiv i AFI

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zgjohu: 14/04/2020 20:33

    Ceshte kjo shprehje e shume shqiptareve kur thone mire te Na behet. Nuk degjon komb tjeter te flase keshtu. Jepen zgjidhje te halleve Jo vetem vrojto cfare ndodh si ndodh kur ndodh Jepet zgjidhje. Fillon me lutje te Zoti e veprimet konkrete. Revolte revolucion Serbi GHithmon ka dashur te Na zhduke Kush I beson dmth urren shqiptaret e I do te shuhen Gjejeni tradhetarin e vrasesin bashke me ate qe sjell qumesht SE po shfarosin kombin me te lashte NE Europe

    Përgjigju
  • Vetting: 09/05/2018 14:11

    Mire na behet, kur nuk mbjellim as edhe grurin vete, ne jemi vend plerash, vend kriminelesh, vend kanceri, cdo gje eshte jasht kontrollit, shteti maskara nuk subvencionon fermeret dhe nuk ju lehteson kushtet nepermjet mbeshtetjes, e shqiptaret hajne grur harabelash. Cohu o shqiptar e kekroi llogari atij qe e ke zgjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët