Migracioni i paligjshëm, Xhafaj e Veliu në Gjermani: Bashkëpunim ndërkombëtar për të menaxhuar fluksin

Migracioni i paligjshëm, Xhafaj e Veliu në Gjermani: Bashkëpunim ndërkombëtar për të menaxhuar fluksin

Fatmir Xhafaj dhe Ardi Veliu në Gjermani

Gjatë vizitës në Berlin, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u pritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Federale, zoti Dieter Romann.

Duke vlerësuar nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit me Policinë shqiptare, z.Romann, u shpreh se “jam i nderuar dhe shumë i lumtur për këtë mundësi për t’u takuar dhe për të biseduar rreth temave të përbashkëta”.

Ministri Xhafaj theksoi se qëllimi i vizitës është konsolidimi më tej i marrëdhënieve të deritanishme, për t’i bërë model në rajon. Në këtë kontekst, z.Xhafaj u shpreh se asistenca dhe përvoja e Gjermanisë është shumë e rëndësishme, veçanërisht nga këndvështrimi strategjik, në kushtet e procesit të reformimit të Policisë.

Në vijim, ata u ndalën te situata aktuale lidhur me migracionin e paligjshëm dhe problemet me të cilat po përballet Policia e Shtetit në menaxhimin e kësaj situate. Për këtë çështje, shtoi ministri Xhafaj, kam diskutuar edhe me Komisionerin e BE-së, z.Avramopoulos dhe kam kërkuar mbështetje financiare dhe logjistike nga Brukseli.

Duke marrë në konsideratë origjinën e flukseve migratore dhe rrugën që ndiqet për të depërtuar në vendet e BE-së, palët ndanë të njëjtin mendim se bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor në menaxhimin e këtyre flukseve.

Për Gjermaninë, u shpreh z.Romann, përballimi i situatës që lidhet me migracionin është detyrë parësore e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë Federale, kjo edhe e lidhur me mungesën e informacionit nga vendet e origjinës, vështirësisë në identifikimin e individëve, apo problematika të sigurisë që shoqërojnë këtë fenomen.

Lidhur me këtë çështje, Drejtori Ardi Veliu u ndal tek masat që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, veçanërisht ajo kufitare për një menaxhim sa më të mirë të regjimit të kufirit.

Ai u ndal po ashtu, edhe në mungesën e kapaciteteve njerëzore dhe teknike të nevojshme për përballimin e situatave të tilla. Z.Veliu falënderoi Policinë Federale për ndihmën që i ka ofruar Policisë së Shtetit.

Z.Romann u shpreh se ishte shumë i impresionuar nga arritjet dhe bashkëpunimi me Policinë e Shtetit. Ai pranoi me shumë entuziazëm ftesën e Ministrit Xhafaj për të vizituar Tiranën.

Një tjeter takim u zhvillua ne Policine Kriminale Federale, midis Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit Ardi Veliu, shoqeruar nga Drejtori i Departamentit te Policise Kriminale Eduart Merkaj dhe Drejtorit te Bashkepunimit Nderkombetar, Arsimimit dhe Kerkimit Shkencor ne BKA, z.Gerhard Hantschke.

Z.Hantschke tha se bashkepunimi aktual eshte ne nivele te larta. Ata rane dakord mbi rritjen e ketij bashkepunimi, si ne fushen e krimit te organizuar, krimeve te droges, trafikimit te personave, vjedhjeve te banesave etj.

Zyrtari i Policise gjermane permendi ne menyre te vecante bashkepunimin ne kuader te Task Forces "Anti Skifter" si dhe "Forca e Ligjit".

Drejtori Veliu e njohu bashkebiseduesin me prioritetet e Policise se Shtetit, si: lufta kunder kultivimit te bimeve narkotike, operacionin "Forca e Ligjit". Z.Veliu theksoi se per nje nga grupet e goditura eshte bashkepunuar ngushtesisht me BKA gjermane.

Takimet u zhvilluan në një frymë të hapur dhe shumë miqësore. Bashkëbiseduesit ndanë mendimin se ky bashkëpunim i shkëlqyer sot mes dy vendeve, do t’ju shërbejë edhe brezave nesër.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit

Pas 4 mbledhjeve të dështuara, sot rinis punën Komisioni Hetimor për Shëndetësinë! PS gati planin e hetimit