Mijëra qytetarë i bashkohen protestës së Vetëvendosje, Kurti: Na duhen zgjedhje të parakohshme!

PRISHTINË-Nën moton “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë kanë nisur protestën në Prishtinë, në sheshin Skënderbeu. Në pamjet e protestës shihen mijëra protestuesë, ndërkohë që kjo protestë vjen 2 muaj pasi presidenti Hashim Thaçi, hodhi idenë për një korrigjim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë.

Ideja e Thaçit u kundërshtua ashpër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe partitë e tjera opozitare në Kosovë. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thirrur qytetarët që të mbështesnin këtë protestë dhe siç duket ata i janë përgjigjur kësaj kërkes. Gjatë kohës që Kurti ka folur para protestuesve, koret janë dëgjuar me fjalët “Poshtë Hashim Thaçi”, “Rroftë Albin Kurti”.  Kurti ka kërkuar zgjedhje të parakohshme si një zgjidhje imediate për situatën ku ndodhet Kosova. Vetëvendosje dhe Kurti kanë akuzuar Thaçin se do t’i japë Serbisë territor nga i Kosovës.

Jemi të zemëruar si rrallëherë më parë, por edhe të bashkuar e me shpresë si rrallëherë më parë. Pavarësia e Kosovës është dashtë të jetë pavarësi e shtetit e jo e pushtetit. Qeveria po na rritet, e shteti po na zvogëlohet. “Populli s’duhet të nënshtrohet prandaj jemi këtu bashkë sot. Kosova është shtet i kapur, çlirimi nga okupatori i huaj, na u zëvendësuar me uzurpatorin tonë. Në Kosovë ligj ka por jo drejtësi, shkolla ka jo arsim. Spitale ka por jo shërim. Të dashur qytetarë, Republika është në rrezik prandaj ne qytetarët jemi këtu në shesh sepse ata nuk do të jenë në pushtet. Me hajna, me hajna, nuk ka shtet. Aq shumë e duam Kosovën Republikë, e bashkimin me Shqipërinë, sa në asnjë rrethanë nuk i nënshtrohemi një njeriu.  Kërkojmë zgjedhje të parakohshme për këtë situatë. Republika jonë është në rrezik.

Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mati: 30/09/2018 09:25

    Kujt,pervec Albinit,ju desht kjo Proteste?!!Albinit per te "matur"peshen ku ka ngelur pas shkermoqjes se mehereshme. Kishte kuptim parulla,"Nje popull, nuk i nenshtohet nje njeriu",Po mire!? Sa president kane shtetet normale, sa Zot hstepie kishte dhe ka sot nje Familje normale!!?? Shteti normal ka vetem nje President,sic e kemi edhe ne Thacin qe ka ardhur krejtsisht ne forme e rregull demokratik me shumicen e votave te Parlamentit te Kosoves. KUr kihet kjo parasysh parulla e VV del anormale,jo e menquar,mos me thene e "budallaqe". Protesta,ishte vetem nje mashtrim per nje shetitje me pagese,sepse nuk ishte ansje arsye, pasi asnje gjendje nuk ekzistonte per organizim te Protestes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin

GOLAT/ 120 minuta dhe 10 penallti, Real Madrid kalon Man. Cityn dhe gjen Bayern Munich në gjysmëfinalet e Champions! Bavarezët i falen Kimmich duke larguar Arsenalin