Mike del Ferro, shpirti i lirë i jazz-it performon në Tiranë

Mike del Ferro, shpirti i lirë i jazz-it performon në Tiranë

Mike del Ferro

Rrëfen se ka udhëtuar në mbi 117 vende të botës, në kërkim të bashkëpunimeve me muzikantët nga kultura krejtësisht të ndryshme nga ajo e veta. Përherë gjatë bashkëpunimeve shpalos një bum rezultatesh kompozicioni, duke ndërtuar ura muzikore mes kulturave që normalisht nuk arrijnë dot ta njohin njëra-tjetrën. Ky është pianisti nga Amerika Mike del Ferro, që për të katërtën herë merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it në Shqipëri. K ë t ë here, jo vetem si interpretues, mjeshter pianist, por edhe si drejtor artistik Edicionit të shtatë i këtij festivali.

International Jazz& World Muic Festival ka sjell ë në Tiranë dhjetë grupe nga vende të ndryshme të botës, ku 28 artistë të huaj kanë mbërritur në Tiranë këtë javë. Kjo verë jehon me ritmet e muzikës Jazz, ku ky edicion ka startuar që nga mbrëmja e së martës edhe në Apoloni. Edicioni i shtatë i festivalit do të vijojë me shfaqjet deri më 28 korrik. Grupe të tjera që do të perfomojnë në këtë festival festival janë Eldad dhe Zitrin nga Izraeli, trioja Allulli, Zanisti dhe Sferra nga Italia, nga Shqipëria është trio Gent Rushi, nga Belgjika në festival mbërrin trio Toine thys dhe Sa-Ni-Ti (Sarajevë-Nish-Tiranë) etj. 

Ndërsa artisti amerikan, Mike del Ferro, ardhja e te cilit eshte mundesuar nga Ambasada Amerikane ka dhënë dje në mbrëmje një performancë të shkëlqyer, i shoqëruar nga artistja e re holandeze Kim Hoorweg. 
Energjia e tij e interpretimit ka tërhequr vëmendjen e publikut. Mike del Pierro befason në piano, duke kombinuar elementet e kanoneve të çmuara të muzikës perëndimore, e të përziera këto me guximin e improvizimit të jazz-it, ndërkohë që iu falet strukturave të lashta të muzikës tradicionale aziatike, amerikano-jugore dhe afrikane.  

I lindur në Amsterdam, Mike del Ferro konsiderohet sot një nga pianistët dhe kompozitorët më të suksesshëm europianë që eksperimenton në rrymën e jazi-t. Shanset e një formimi rigoroz klasik i pati në familjen e tij, sepse ai është djali i këngëtarit të shquar të operës Leonardo del Ferro. Puna e madhe dhe talenti i vlerësuar nga mësuesit e tij, që në fëmijëri, e kanë ndihmuar Mike del Ferron që të zbulojë ë pasionin për jazz-in dhe atje të gjej lirinë e të shprehurit si artist. Del Ferron, kritika botërore e muzikës e konsideron si shpirtin e lirë të jazz-it. 

Dhe kështu, Mike del Ferro nisi rrugën e tij të suksesit duke bashkëpunuar edhe me emrat më të mëdhenj të jazz-it botëror si Oscar Castro Neves, Scott Hamilton e deri te Richard Galliano. 
Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Del Ferro rrëfen për emocionet e bashkëpunimit me artistët shqiptarë, kulturën muzikore të këtij vendi dhe për rrugëtimin e bukur në karrierën muzikore. 

Maestro Del Ferro, ju e keni nisur karrierën dhe sukseset e para me muzikën klasike, pse ndryshuat rrugë? 
Në fillimet e mia kur nisa të luaj piano si fëmijë, për familjen time dhe mësuesit u bë e qartë se do të bëhesha një muzikant klasik dhe gjatë fëmijërisë time kam luajtur shumë muzike klasike. Në shkollë luaja muzikë klasike. Por, ndodhi që kur për herë të parë kam luajtur muzikë jazz, u dashurova me ndjesinë që më ofronte. Ishte një liri që nuk e kisha gjetur askund. Kjo është puna që vendosa të bëj që kur isha nëntë vjeç. Në moshën 17- vjeçare fillova të dëgjoj shumë jazz dhe pa kaluar shumë kohë nisa të udhëtoja nëpër botë dhe të shpërndaja edhe tek të tjerët këtë ndjesi, që ofronte kjo lloj muzike. Edhe pse e dua dhe e shijoj pa masë muzikën klasike, isha i afeksionuar pas kësaj lirie, sepse ndihesha i lirë sa herë ulesha dhe direkt në skenë aty për aty krijoja diçka të re.

Në bisedën e mëparshme folët edhe për udhëtimet tuaja. Jeni një nga njerëzit me fat të rrallë që keni vizituar mbi 100 vende në botë, si e keni përjetuar kulturën e këtyre vendeve?
- Gjithmonë jam përpjekur dhe kam kërkuar të kem bashkëpunime me kulturat e vendeve të tjera. Respekti dhe dashuria ime për muzikën etno-jazz është e madhe, sepse kam zbuluar muzikë të mrekullueshme kudo në botë, gjë që shumë prej nesh nuk kanë mundësi ta njohin. Unë besoj shumë përmes muzikës mund të ndërtohen ura edhe mes kulturash që normalisht nuk takohen me njëra- tjetrën. Kam guxuar që të kombinojë elementet e tingujve të rreptë të muzikës perëndimore me improvizimet e jazz-it duke i lënë hapësirë edhe strukturave muzikore tradicionale nga Azia, Amerika Latine dhe ajo afrikane. Kam pasur bashkëpunime edhe me artistët shqiptarë dhe jam tërhequr nga muzika tradicionale. 

Ju jeni djali i një artisi të njohur, i Alehandro del Ferro-s, një solist i operës që ka performuar në krah të artistëve të mëdha si Maria Callas, ndjeni keqardhje që nuk perfomoni muzikë për opera?
-Unë e dua muzikën klasike. Jetoj me të, ushqehem me të. Vitet e mia të para në piano ishin me këtë lloj muzike. Konkurset e para, çmimet e para i mora duke luajtur muzikë klasike, por karriera ime mori një rrugë tjetër dhe si artist sot unë identifikohem në botë me jazz-in. ushqehem me klasiken, por fluturoj në liri të plotë me muzikën jazz.

Ju ishit edhe një vit më parë në Tiranë. Çfarë ju nxiti të ktheheni sërish në edicionin e 7-të?
- Unë kam ardhur edhe 10 vjet më parë në Shqipëri si turist. Dhe kur erdha më pëlqeu shumë ky vend. Që nga ajo kohë unë vij me kënaqësi sa herë që më ftojnë. Më tërheq kultura dhe muzika e këtij vendi, natyra e bukur, të rinjtë plot ëndrra dhe projektet artistike me interes nderkombetar qe iniciohen ketu. Rikthehem këtu me kënaqësi sa herë më ftojnë. Shqipëria është një vend që më josh, njerëzit, natyra e paprekur. Unë shoh se këtu ka shumë të rinj dhe të reja që janë plot ëndrra dhe shpresa për jetën. Madje mua më pëlqen edhe si e përjetojnë shqiptarët këtë muzikë. E kuptoj që është një muzikë e re për publikun shqiptar, një muzikë që e dëgjojnë rrallë. Kjo më intrigon, kur shikoj sesi shqiptarët e duan muzikën. Kam vënë re se çdo vit ka gjithnjë e më shumë publik për Festivalin Ndërkombëtar të Jazz-it. Këtë vit ka edhe më shumë publik sesa në vitin e kaluar.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Rrjeta e çarë e Amnistisë

Rrjeta e çarë e Amnistisë