Milani prezanton Higuain: Vij te klubi me histori të madhe

Milani prezanton Higuain: Vij te klubi me histori të madhe

Sulmuesi, Gonzalo Higuain

Milan ka edhe një herë një sulmues të nivelit të lartë. Gonzalo Higuain, i pranishëm në dhomën e konferencës për shtyp, gjatë prezantimit të tij me kuqezinjtë, është i vetëdijshëm për këtë.

Falënderoj klubin për përpjekjen e madhe që ka bërë për të më sjellë këtu. Jam plotësisht i motivuar për projektin që drejtuesit kanë në mendje. Eshtë një sfidë e bukur për mua, shpresoj ta shlyej besimim. E di se vij në një klub me histori të madhe. Ne duam ta kthejmë Milanin e madh përsëri. Leonardo ka ndikuar kaq shumë në ardhjen time. Fjalët e tij më bindën, ishin një nga arsyet kryesore për të ardhur këtu.

Sulmuesi, Gonzalo Higuain

I pytur për skuadrën e Juventusit, Higuain u shpreh se ka vetëm fjalë falenderimi për dy vitet që ka kaluar atje. Sulmuesi sqaroi se ardhja e tij tek Milan nuk është fakti se ka pasur konfrontim mendimesh me trajnerin Allegri por që Milan të rikthehet dhe të fitojë një trofe.

Përsa i përket numrit 9 të fanellës, ai sqaroi më tej se është një burim krenarie për të.

Nuk është problem, por një burim krenarie. Nuk duhet të bëj asgjë, përveç se t’u tregoj drejtuesve se vepruan drejt me investimin tek unë. I besoj ekipit dhe trajnerit.

Sulmuesi, Gonzalo Higuain

Gjatë konferencës për shtyp, Higuain u pyet edhe për eksperincën e tij në skuadrën e Chelsea. E ndërsa futbollisti u shpreh se i vetmi që e donte në Londër, nuk ishte Sarri por i gjithë klubi. Më tej gazetarët e pyetën për Milanellon dhe kalimin e Christiano Ronaldos tek Juventus, dhe sulmuesi dha mendimin e tij.

Për 12 vjet kam luajtur në Europë dhe Milanello ishte fusha sportive që më ka impresionuar, është ajo që çdo lojtar dëshiron të shohë. Histori, gjelbërim, kalcium i pastër. Kjo e bën të veçantë. Unë kam luajtur me të te Real Madridi. Nuk kam keqardhje, përkundrazi, jam shumë i lumtur me këtë sfidë të re. 

Sulmuesi, Gonzalo Higuain

Shumë persona e kanë aluduar këtë kalimit të Gonzalos si një hakmarrje ndaj Juventusit por ylli i futbollit sqaroi edhe njëherë se qëllimi i tij personal është të fitojë me çdo fanellë që mban veshur. Përsa i përket yllit të skuadrës, Higuain tha se askush nuk fiton dot i vetëm, por duhet i gjithë ekipi i bashkuar.

Në fund sqaroi edhe ndikimin e Gattuso-s në zhvendosjen e tij në ekipin e Milanit.

Edhe ai më bindi që të vij këtu. Kur do të debutoj? Do të vendoset nga Gattuso. Unë dëshiroj të debutoj kundër Real Madrid, jam gati, por vendimi i takon trajnerit. Jam duke u përgatitur për të qenë gati.

Sulmuesi, Gonzalo Higuain

 

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë