Milionerja 23-vjeçare ka nevojë për një të dashur: Do ta paguaj 60 mijë euro

Milionerja 23-vjeçare ka nevojë për një të dashur: Do ta paguaj 60 mijë euro

Milionerja britanike, Jane Park

Ajo është milionerja më e re në Britani, por gjithashtu është shumë e vetmuar. 23-vjeçarja ishte vetëm 17 vjeç kur fitoi llotarinë me 1 milion paund, dhe shpreson që shumë shpejt të gjejë dashurinë e jetës.

Jane Park ka ndryshuar totalisht që nga momenti kur fitoi lotarinë, pasi e llaston veten me makina, pushime luksoze dhe ndërhyrje kirurgjikale gjithashtu. Milionerja ka hapur një website ku u lejon të gjithë meshkujve të aplikojnë si i dashuri i saj, me një ndihmë vjetore  prej 60 mijë eurosh në mënyrë që ai të përballojë shpenzimet e saj nëpër darka dhe spa.

I gjithë procesi i daljeve me meshkujt do të filmohet dhe do të bëhet pjesë e një dokumentari që pritet të transmetohet vitin e ardhshëm. Gjithsesi Jane është shprehur se jeta e saj ishte më e mirë kur nuk kishte kaq shumë para, shkruan Mirror.

Jane Park kur fitoi llotarinë 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake

Sot Kuvend/ Deputeti socialist interpelancë me ministrin Peleshi për rijetëzimin e industrisë ushtarake