POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Militantja e LSI ‘e ngujuar’ brenda Fakultetit Juridik/ Si këndonte në verë këngë ushtarake për Ramën në Jalë (Foto+Video)

Një grup studentësh kanë zgjedhur që të ngujohen brenda Fakultetit Juridik si një formë proteste për plotësimin e 8 kërkesave të tyre. Ditën e sotme, ata i kënduan edhe një këngë isopolifoni kryeministrit Edi Rama, ku ndër vargjet e këngës thuhet: ”Ne na flet për rektorat i gjati kryeministër, nesër do na thotë gomerë, kërkon të na vërë kapistër”. Por kush janë këta studentë rebelë? Një prej tyre është edhe vajza që shihni në këtë foto, e cila gjatë verës i kushtonte këngë ushtarake bashkë të rinjtë e LRI-së.

Vajza me flokë të verdhë e ngujuar sot brenda Fakultetit Juridik

 

Vajza me flokë të verdhë në Jalë duke kënguar këngë ushtarake për Kryeministrin Edi Rama

Çohuni djem edhe vajza, se rinia është e para

Mbas burrneshës shkoni të gjithë, ta rrëzojmë këtë qeveri

Shitet det e falet toka, por shqipëria është e jona

Don piktori si Enveri, ai nuk është një burrë shtetit”-ishin disa nga vargjet e këngës së studentëve të LRI-së në Jalë.

Duket se të rinjtë e kësaj force politike, nga Jala në Tiranë zgjedhin në çdo rast të protestojnë duke kënduar.

f.g./r.k.
Komento

Komente

  • belul: 12/01/2019 14:41

    mona

    Përgjigju
  • xreport: 12/01/2019 06:20

    bo ca fytyrash amannnnnn si mona te saldume gabimisht

    Përgjigju
  • Fredi: 12/01/2019 00:15

    Nuk ka me keq se sa militant b**gë partish!

    Përgjigju