Milo: Rama-Basha, të shkojnë së bashku për të bindur skeptikët në BE

I ftuar sot në emisionin "45 minuta" në Report TV, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo foli për rrugëtimin e vëshirë të Shqipërisë për t’u integruar në Bashkimin Evropian. Për sa i takon disa vendeve skeptike që mund ta rrëzonin rekomandimin e Komisonit Evropian për të çelur negociatat e anëtarësimit mes BE-së dhe Shqipërisë, Milo tha se azilkërkuesit dhe krimi i organizuar shqiptar në Evropë, janë dy probleme mjaft të mprehta.

Për sa i takon dy muajve që kanë mbetur deri në vendimin e Këshillit Evropian të ministrave për hapjen ose jo të negociatave, Milo propozoi që kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës Lulzim Basha të shkojnë së bashku për të lobuar pranë vendeve skeptike.  

Arsyet se përse janë skeptike disa vende të BE-së dhe Krichbaum

Ende, nuk janë të bindur plotësisht evropianët se Shqipëria ka marrë drejtimin e duhur efektiv, në atë nivel që i kërkojnë vendet evropiane. Ka shumë çështje të prekshme, që Shqipëria ka eksportuar me shumicë azilkëkrues, sidomos në Gjermani, Francë, Angli, në Belgjikë, apo dhe vende të tjera, të cilët janë shumë sensitivë për këtë gjë. Vetë fakti që në bisedat me autoritetet shqiptare e kanë nënvizuar këtë afkt, tregon se ata kjo gjë i shqetëson, për arsye se qytetarët evropianë janë nën një trysni të përhershme nga azilkërkuesit që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika. Për këtë arsye nuk i mirëpresin azilkërkuesit. Çështja e dytë është krimi i organizuar. Grupe kriminale shqiptare janë bërë fëmëkeqe në disa vende të Evropës. Na ka dalë nami dhe është shumë e vështirë ta heqësh. Është kriminaliteti në nivele shqetësuese. Edhe deputeti Krichbaum tha se kanë raporte të tjera ku bazohen, dhe jo vetëm ato të BE. Krichbaum është një zë i fuqishëm në CDU, dhe është kryetar i Komisonit të Ingegrimit në Bundestag. Por jo vetëm ai, por të gjitha parlamentet kombëtare të BE-së do të thonë fjalën e tyre, përpara se qeveritë të vendosin.

Nesër Rama dhe Bushati shkojnë në Gjermani, çfarë lobimi do të kishit bërë ju për një vend skeptik? A ndikon pozitivisht miqësia e Ramës me Merkelin?

Në këto marrëdhënie shumë të rëndësishme shtetërore, nuk mund të hyjë shumë simpatia personale. Miqësia hyn deri diku, por në substancë, qëndrimi është zyrtar, i pjekur, i konsultuar me institucionet e vendit përkatës. Nuk vihet në dyshim simpatia e Angela Merkel për Shqipërinë. Parlamenti gjerman ka përgjegjësi të madhe.

Çfarë mund të bëjë qeveria shqiptare në këtë periudhe kaq të shkurtër dy mujore për të bindur vendet skeptike?

Komisioni Evropian është një institucion që nuk përfaqëson qeveritë e vendeve anëtare. Ka marrë shumë pushtete me Traktatin e Lisbonës, por vazhdon të jetë një institucion burokratik, si një ‘qeveri’ në BE, por ata që vendosin janë vendet anëtare. Është Këshilli Evropian, që vendos në fund të qershorit, ku pjesmarrës janë kryetarët e shteteve dhe të qeverive. Janë qeveritë por edhe parlamentet, por në fund vendosin këta. Shqipëria në këto dy muaj, me të drejtë kryeministri bëri një propozim, nuk besoj se e ka patur me humor, dhe politika shqiptare do të jepte një mesazh të madh edhe brenda vendit edhe në planin evropian, nëse kryeministri dhe shefi i opzozitës do të shkonin bashkë në disa kryeqytete evropiane për këtë çështje madhore. Do ishte në nderin e tyre, dhe do të duartrokiteshin. Është në interesin kombëtar dhe ja vlen, nuk do humbisnin, por veç do fitonin po të bëhej një akt madhor i tillë. Do të më pëlqente që ta shikoja në këtë moment historik, shefin e opozitës me kryeministrin për këtë çështje. Ditën tjetër, kur të ktheheshin këtu, le të vazhdonin me sherrnajat.

Greqia a mund të konsiderohet si pengesë e Sjhqipërisë drejt BE-së? A mund të përbëjë një problem, duke qenë se e përdor mirë veton e saj?

Po të dëgjohet zëri i Gjermnaisë dhe i Francës në Këhsillin Evropian, të vegjlit nuk mund të bëhen pengesë. Me Greqinë ka një tendencë pozitive, pasi të dy qeveritë po përpiqen të konkludojnë diçka. Për mendimin tim vështirësia vjen për faktin se tashmë negocimi është në terma konkrete dhe nuk është kollaj të mos përsëriten gabimet e së shkuarës. Unë nuk e besoj se Greqia do ta kushtëzojë Shqipërinë.

Nëse rekomandimi rrëzohet në qershor, çfarë shansi ka për në dhjetor?

Në dhjetor ka sërish mbledhje të Këshillit të BE-së, që mblidhet ç gjashtë muaj. Pra nëse në qershor nuk miratohet rekomandimi, mund të ndodhë që ai të shtyhet për në dhjetor.

Macron nuk u duk shumë dashamirës për zgjerimin e BE-së me vendet e ballkanit Perëndimor...

Macron foli më shumë për vetë Be-në se sa për ballkanin. Ai ëhstë i shqetësuar për të ardhmen e BE-së. Vetë BE-ja është në kërkim të rrugëve të tij se si do të eci në të ardhmen.

Për opozitën shqiptare

PD është në këkrim të vetes dhe të rolit që duhet të luajë në Shqipëri. PD ndodhet në ditët më të këqija të saj, në kuptimin edhe organizativ. Por edhe në këkrim të një roli që duhet ajo të luajë, për betejat e ardhshme elektorale, që janë betejat për pushtet. Pa patur një program të qartë PD, nuk mund të pretendojë që të kthehet nesër në pushtet.

Rama prej 6 muaj po qeverisë i vetëm, si po qeveris?

Me sa kuptoj unë, qeverisja ëhstë në përpiuthje me objektivin e Ramës dhe objektivat e shpallura të tij. Ai donte ta kishte të gjithë pushtetin në dorë, tani er ka. Nuk ka pse justifikohet nesër nëse diçka nuk ndodh siç e kishte projektuar. Ka marrë përsipër një mision të vështirë. Rama ka një favor të madh, që opozita nuk ëhstë në nivelin që pritej dhe duhej të ishte. Kjo ja lehtëson detyrën, por kjo nuk ëhstë e mjaftueshme për të qeverisur mirë. Ritmet nuk janë ato që duhej të ishin dhe zgjidhja e problemeve vonon për shkak të përqëndirmit dhe kompetencave për sa është premtuar. Në vend që të zbresin poshtë, kompetencat janë përqëndruar lartë.

Në cilën pikë ndodhet projekti pë rnjë federatë të së majtës?

Do të pritte varianti i fundit, nëse do ketë, i reformës zgjedhore, për të parë se do të shkojë deri në fund projekti i 2008-s për bipartitizmin. Në vend të federatës të së majtës, po shkohet drejt shkrirjes të të gjitha partive brenda një partie.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 24/04/2018 19:28

    Basha te shkoje ne hale te gomereve atje e ka vendin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota

Meta ‘kokë më kokë’ me Kryemadhin: Një nga ne në Kryesi! S’do të thotë se do ikë Monika, mund të largohet edhe Iliri! Vendos vota