Mimoza Ndoka u arrestua edhe pse kishte fëmijë në gji, KSHH: Të merren masa ndaj shkelësve të ligjit

Mimoza Ndoka u arrestua edhe pse kishte fëmijë në gji, KSHH: Të merren masa ndaj shkelësve të ligjit

Mimoza Ndoka

Komiteti Shqiptar i Helsinkit me anë të një deklarate për shtyp ka reaguar mbi masën “arrest me burg” vendosur ndaj Mimoza Ndokës, motrës së Arben Ndokës.

Nga kjo ngjarje, KSHH ka tërhequr vëmendjen në dy pika: e para është në kuadrin ligjor ku thuhet se nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të dhe së dyti, në kushte të tilla, arresti në burg mund të vendoset për krimet që dënohen jo më pak se dhjetë vjet.

Nëse në rastin konkret, cila është arsyeja që prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”?

Komiteti Shqiptar i Helsinkit 

Në fund të deklaratës së tyre, Komiteti i ka sugjeruar organeve përkatëse që të japin publikut sqarimet përkatëse dhe ka kërkuar marrjen e masave ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin.

Mimoza Ndokës iu dha masa "detyrim paraqitjeje"  në seancën e 24 tetorit, ndërsa gjyqtari i çështjes, Bibë Ndreca u shpreh se nuk kishte dijeni se ajo ishte me një fëmijë të vogël.

Ndoka është motra e ish-deputetit të PS, mbi të rëndon akuza e tjetërsimit të pronave në Lezhë. 

DEKLARATA PËR SHTYP:

TRANSPARENCA DHE KUR ËSHTË RASTI, PËRGËNJESHTRIMI I NJË NJOFTIMI APO TË DHËNAVE QË NUK I PËRGJIGJEN TË SË VËRTETËS JANË TË DOMOSDOSHME 

Gjatë kryerjes së operacionit “Vol-vo 4” janë kryer një numër i konsiderueshëm ndalimesh dhe arrestimesh. Sipas medias referohet se është arrestuar edhe shtetasja Mimoza Ndoka, e akuzuar për tjetërsim pronash. 

Sipas njoftimeve të medias, të dt.25 Tetor 2018, prokuroria ka kërkuar për shtetasen M. Ndoka, masë sigurimi “arrest në burg”, ndërsa gjykata ka vendosur masën “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Referuar njoftimeve në media, M. Ndoka është lejuar nga gjykata, në kohën kur do të shqyrtohej masa e sigurimit që ti jepte gji fëmijës së saj.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), në aspektin ligjor dhe human, i ka tërhequr vëmendjen kjo ngjarje, për dy arsye kryesore. Së pari, duke pasur parasysh nenin 230, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale, nuk mund të vendoset arresti në burg ndaj një gruaje që është shtatzënë ose me fëmijë nën moshën 3 vjeç dhe që jeton me të. Së dyti, në kushtet kur jemi në raste të tilla, arresti në burg mund të vendoset vetëm përjashtimisht, kur ka shkaqe të një rëndësie të veçantë për krimet që dënohen jo më pak në maksimum se dhjetë vjet burgim (n.230, pika 3 e K.Pr.Penale).

Nëse në rastin konkret, jemi në kushtet dhe rrethanat që parashikohen në nenin 230, pika 2 e Kodit të Procedurës Penale dhe nëse vepra penale për të cilën akuzohet shtetasja M. Ndoka është nën maksimumin e parashikuar në pikën 3 të këtij neni, cila është arsyeja që prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg”?

KShH ka në konsideratë edhe standardet ndërkombëtare që janë bërë pjesë e legjislacionit tonë të brendshëm, të cilat inkurajojnë me forcë mospërdorimin e masave shtrënguese të kufizimit të lirisë gjatë hetimit dhe gjykimit, deri në dhënien e vendimit, duke mbajtur qëndrimin se heqja e lirisë duhet të zbatohet vetëm kur masat jo kufizuese të lirisë nuk mjaftojnë. Në të kaluarën, KShH ka realizuar edhe një studim të veçantë lidhur me praktikën e ndjekur nga organet e sistemit të drejtësisë penale në kërkimin dhe caktimin e masave të sigurisë, ku ndër të tjerash është vërejture se, organi akuzës është tepër i ashpër në kërkimin e masave të sigurimit dhe sidomos në kërkesën për “arrest në burg”. 

Në rastin e shtetases M. Ndoka, KShH i sugjeron organeve përkatëse që në kuadër të transparencës dhe në përputhje me ligjin, ti japin publikut sqarimet përkatëse nëse ka pasur ose jo kufizim të paligjshëm të lirisë së kësaj shtetaseje si dhe të merren masat përkatëse, ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin në këtë drejtim.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Djali kolit: 27/10/2018 11:11

    Te gjith burrat qe komentoni ktu negativ ndaj Minoza Ndoka Ne rradh te par qdo njeri nga ne do mundohemi te sigurojm familjet e veta nqse na jepet mundsija.kjo esht mugesa e shtetit shqiptar qe nuk kontrodhon punt e veta.nuk ka njeri ne bot qe nuk terheq nga Vetja por do jet shteti ai qe pret njerin te bje ne humner. Sipas mediave mbasi kto pasan ber kaq shum krime ku ishte shteti shqiptar qe ti ndalonte me 1 problem dhe I pushonte nga puna the kaq, por jo te diskriminojn njezt me foto e me masazhe.turp nga shteti shqiptar. Me kto gjeste ato po ulin veten jo aktoret. O NJERZ MOS FAJSONONI POPULLIN KUR SKA SHTET

    Përgjigju
  • Demokrati: 25/10/2018 18:01

    Mjere femijet jetime qe riten pa gji .Hajduti eshte si puna e egersires .Ujku do plumb s do paterimon thote populli.

    Përgjigju
  • ben: 25/10/2018 16:29

    prokuror leshi. te shkarkohet direkt me qe ka shkelur ligjin dhe t arestohet. nje qytetar normal do te ndeshkohej po te kishte shkelur ligjin ashtu te ndeshkohet dhe prokurori

    Përgjigju
  • Arbër: 25/10/2018 16:21

    Nese ajo është e dyshuar nuk ka gji dhe fëmijë që e shpëton nga burgu, as në europ dhe askund në bot! Prandaj lereni me gënjeshtrat o njerëz!

    Përgjigju
  • Diku: 25/10/2018 14:52

    Helsinku ik edhe hani ndonje pjat groshe se po ju ftohen.na nxoret ne drite me ato ligjet tuaja te famshme.

    Përgjigju
    • Shkodrani: 25/10/2018 17:00

      O dikuu ," real dick " po ti nji kokerr injorantit keke sepse ktyre hallall ju qofte sepse e kane me te drejte kete verejtje . Ty ta uroj ishalla te ndodh e njejta gje me motren ose gruan tende nje te neserme edhe e peshon situaten njesoj . Ik tash e ruj delet se per gja tjeter nuk je . Barbon

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës