Minisitri Pacolli: Nëse futen zyrtarët serb, do të arrestohen

Forca të shumta policie janë përqëndruar në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Janë 200 policë të policisë ROSU dhe 40 nga Njësia Speciale e Kosovës që gjenden në veri të Mitrovicës, shkak është bërë një lajmërim për futjen e dy zyrtarëve serb në verit të Mitrovicës. Ndërkohë, Ministri i Jashtëm kosovar Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se zyrtarët serbë, Marko Gjuriç dhe Nebojsha Stefanoviq do të arrestohen nëse provojnë që të hyjnë sot në territorin e Kosovës.


Mjetet e policisë së Kosovës që u nisën në kufi me Serbinë


(Postimi në Facebook i ministrit të Jashtëm të Kosovës Behgjet Pacolli)

Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar për sot pjesëmarrjen e tyre në një panel me temën ‘Gjendja e serbëve në Kosovë’ që do të mbahet në veri të Mitrovicës, pavarësisht se institucionet e Kosovës nuk kanë dhënë leje për qëndrimin e tyre në Kosovë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se me qëllim zbatimin e urdhrit të pranuar nga Ministria e Jashtme, ka dërguar policinë speciale në veri, për të ndaluar hyrjen e dy zyrtarëve serbë. Nga ana tjetër thuhet se më shumë se 20 pjesëtarë të xhandarmerisë serbe, në mesin e të cilëve edhe spiunë të Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë, kanë hyrë gjatë dy ditëve të fundit nga Serbia në territorin e veriut të Kosovës, bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.
Sipas këtyre burimeve, xhandarët serbë janë në rroba civile dhe kanë hyrë gjatë orëve të natës së shtunë dhe të diel nga kufiri i Jarinjes, ndërsa janë vendosur në konviktin e studentëve afër shkollës ‘Vuk Karaxhiq’ në Zveçan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë

'Java e pushimit na ka shërbyer', Orges Shehi: Detyrim vendi i dytë? Maksimumin për klubin çdo sekondë