Ministeriali i Ballkanit Perëndimor
nisin punimet në Durrë‏s

Ministeriali i Ballkanit Perëndimor<br />nisin punimet në Durrë‏s
Në Durrës, janë mbledhur sot ministrat e Jashtëm të shteteve të Ballkanit Perëndimor, ku i pranishëm ka qenë edhe komisioneri i BE-së për Zgjerimin, Johannes Hahn.

Në kuadër të këtij Ministeriali, ministri shqiptar Ditmir Bushati zhvilloi takime me homologun e tij maqedonas Nikola Poposki, Sekretarin francez të Shtetit Harlem Desir dhe Nën-sekretarin italian për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola.

Gjatë takimit të Bushatit me Désir, ky i fundit theksoi se Reforma në Drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të ndikojnë pozitivisht për avancimin e mëtejshëm të Shqipërisë drejt proceseve integruese. 

Ndërsa gjatë takimit me ministrin maqedonas, Bushati shprehu mbështetjen për procesin e reformave të ndërmarra në Maqedoni, të dakordësuara me BE-në. Poposki vlerësoi mbështetjen që Shqipëria ka treguar në drejtim të bashkëpunimit dypalësh dhe integrimit euro-atlantik të Maqedonisë, duke theksuar angazhimin e vendit të tij për të vijuar intensifikimin e reformave që çojnë drejt këtij qëllimi.

Gjatë takimit mes kryediplomatit shqiptar dhe Nën-sekretarit italian, palët u shprehën se bashkpunimi mes Italisë dhe Shqipërisë ka qenë tepër i suksesshëm në hapësirën Adriatike dhe mund të përbëjë një model në përballimin e krizave me të cilat përballet sot BE-ja.  

Ky Ministerial, që pason Samitin e Ballkanit Perëndimor i mbajtur në Vjenë më 27 gusht 2015, do t’u ofrojë pjesëmarrësve mundësinë për të vlerësuar dhe thelluar më tej punën e bërë mbi projektet rajonale të ndërlidhjes në fushën e transportit dhe energjisë, në kuadër të përgatitjeve për Samitin e Parisit, që do mbahet në korrik.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme

REHAU i prezantoi dritaret e të ardhmes: Pamje drejt një bote më të bukur, më të sigurtë dhe të qëndrueshme