Ministri Ahmetaj: Papunësia është ulur në nivelin më të ulët historik, në shifrën e 12.5%

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj gjatë një tryeze konsultuese për prezantimin e Projekt Buxhetit Afatmesëm 2019-2021 deklaroi se rritja ekonomike në vend vijon me ritme të kënaqshme. Ai shtoi se koha kur kishte rritje ekonomike pa punësim ka mbaruar, pasi papaunësia është ulur në nivelin më të ulët historik në shifrën e 12. 5%. Ahmetaj u ndal edhe te punësimi i të rinjve, ku tha se ka arritur nivelin më të ulët në rajon, por ende mbetet shumë punë për të bërë.

Qëllimi i kësaj tryeze konsultuese është të ndajmë me ju parashtrimet e politikave buxhetore afatmesme të qeverisë qendrore për ciklin buxhetor 2019-2021. Një kuptim më i mirë i financave publike nga qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre rrit besimin e dyanshëm, gatishmërinë për të kontribuar; por edhe ofron kontribute me vlerë për përmirësimin e buxhetit, të cilat jo rrallë mund t’u shpëtojnë zyrtarëve publikë, dhe më pas do të sjell dhe disa shembuj interesantë, t’i ndaj me ju, më tepër për të provokuar në kuptimin më pozitiv të fjalës dhe një debat të mëvonshëm në seancat që do të keni.

Ministri i Financave,  Arben Ahmetaj

Ministri Ahmetaj gjatë fjjalë së tij u fokusua edhe tek buxheti për tre vitet e ardhshme që ka në qendër rritjen e mirëqënies, rritjen ekonomike të qytetarëve shqiptarë, si dhe tek punësimi i të rinjve, ku theksoi se papunësia tek të rinjtë në Shqipëri është më e ulëta në rajon.

Buxheti për tre vitet e ardhshme ka në qendër qytetarin, rritjen e mirëqenies, rritjen ekonomike, rritjen e aksesit dhe të cilësisë së jetës nga kryeqyteti deri në skajet më të largëta të vendit. Rritja e ekonomisë shqiptare vazhdon për të katërtin vit radhazi, edhe për vitin 2017, me një rritje të Prodhimit të Brendshëm Bruto prej 3.84 %. Rritja vlerësohet të jetë në nivelin 4-4.2 % në vitin 2018 dhe ndërkohë që parashikohet të kalojë këtë vlerë në periudhën afatmesme 2019-2021, e përputhur dhe me objektivin e qeverisë në një mesatare katër vjeçare prej 4.5 % rritje ekonomike. Koha kur kishte rritje ekonomike, e pa shoqëruar me punësim ka mbaruar. Besoj që në referencë statistikore, përtej debatit politik që natyrshëm bën politika, diku me emocion, diku e bazuar te statistika, do të duhet t’i referohemi krijimit të vendeve të reja të punës në katër vitet e fundit. Ulja e papunësisë tek të rinjtë. Shumë është bërë dhe shumë kemi për të bërë, megjithëse praktikisht papunësia tek të rinjtë në Shqipëri është më e ulëta në rajon. Asnjëri nga ne nuk mund të krenohet me këtë sepse vazhdon të jetë akoma shumë e lartë, është larg asaj që ne kemi pritshmëri brenda këtij mandati dhe këtu po ndaj me ju objektivin e qeverisë për papunësinë, për ta zbritur në nivelin një shifror. Besoj që, duke parë edhe zhvillimet e fundit ekonomike, edhe Indekset e ndjeshme në disa sektorë, kishin rritje të fondit të pagave, të pagës mesatare, të volumeve dhe të numrit të punësimit.

Ministri i Financave,  Arben Ahmetaj

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë