Ministri austriak Curz: Reforma
në drejtësi afron Shqipërinë me BE

Ministri austriak Curz: Reforma<br />në drejtësi afron Shqipërinë me BE
Reforma në Drejtësi do ta afrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian, ndërkohë që do ta bëjë vendin më të afrueshëm me investitorë të ndryshëm. Kështu ka deklaruar Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Curz gjatë konferencës për shtyp të mbajtur me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati në kuadër të vizitës që ai po bën në vendin tonë në qendër të së cilës do të jenë integrimi i Shqipërisë dhe nxitja e bashkëpunimit rajonal.

Reforma në Drejtësi do ta afrojë Shqipërinë me Bashkimin Europian, ndërkohë që do ta bëjë vendin më tërheqës për investimet e huaja”, tha ministri Austriak.

bushati

Ndërsa Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati tha se në takimi është diskutuar për ecurinë e procesit të integrimit dhe kalendarin e Shqipërisë të veprimit.

Diskutuam për reformat shtetndërtuese, sidomos për atë madhore në drejtësi. Austria ka një qëndrim të qartë sa i takon integrimit të Ballkanit në BE. Ramë dakord edhe për një dokument të përbashkët pune, ku nuk përfitojnë vetëm institucionet por edhe persona nga bota akademike. po punojmë për konferencën e ardhshme në Vjenë”, tha Bushati.

bushati

Ndërsa ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Curz shprehu mbështetjen e Austrisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Duke u ndalur tek çështja e klandestinëve, Bushati dhe Curz kanë shprehur rëndësinë e bashkëpunimit shumëpalësh.

Mirëpresim përforcimin e bashkëveprimit me Shqipërinë për sfidat aktuale, mes të cilave ajo e klandestinëve” ka thënë Curz ndërsa Ministri Bushati është shprehur se, “Për të parandaluar në kohë çdo lloj situate që mund të implikonte me trafiqe e situata të padëshirueshme gjithë pellgun e adriatikut, pasi Shqipëria dhe Mali i Zi e Italia do prekeshin, por do kishte efekte e pasoja për vendet e tjera evropiane. Nuk është opsion në tryezë, ne jemi duke ndjekur analizuar e vlerësuar çdo skenar pasi dimri bën punën e vet dhe nuk është favor për shtetet e ndryshme. Momentalisht jemi duke vlerësuar mbi baza të përditshme, po analizojmë çdo ditë dinamikat e fenomenit dhe gjithë rrugëkalimet e mundshme, kufiri me Maqedoninë e Greqinë jemi duke e përforcuar, në bashkëpunim dhe me Italinë, sot ky skenar nuk duket që të jetë i mundshëm, ne nuk po flemë gjumë, por jemi duke u përpjekur për të parandaluar çdo lloj situate” tha Bushati.

Sipas Bushatit, kjo vizitë dëshmon marrëdhëniet e shkëlqyera që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Austrisë, marrëdhënie të cilat këtë muaj shënojnë 94 vjetorin e vendosjes për herë të parë të marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, si dhe 60 vjetorin e rivendosjes së tyre.

Procesi i integrimit evropian, forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral, koordinimi i përpjekjeve të përbashkëta në menaxhimin e sfidave aktuale me të cilat po përballet Bashkimi Evropian, si kriza migratore dhe siguria në kontinent, ishin çështjet kryesore që u trajtuan në takim.

Gjithashtu, vizita e MPJ Kurz në vendin tonë, si pjesë e një turi rajonal të tij në Ballkanin Perëndimor, rikonfirmon qasjen e afërt të Rajonit drejt Bashkimit Evropian, si dhe angazhimin e Austrisë në këtë drejtim.

 Ministri Bushati e njohu Ministrin Kurz me progresin e bërë nga qeveria shqiptare në adresimin e 5 prioriteteve kyçe, veçanërisht me reformën në drejtësi. Ai vlerësoi kontributin e qeverisë austriake në mbështetje të procesit të reformave në vend. Kjo mbështetje pasqyrohet qartë në Strategjinë për Zhvillim 2015-2020, ku asistenca për forcimin e administratës publike, shtetin e së drejtës, arsimin profesional, janë vetëm disa nga drejtimet kryesore të bashkëpunimit mes dy vendeve. Gjithashtu turizmi, mbetet një fushë prioritare e bashkëpunimit shqiptaro-austriak, ndaj nënshkrimi nga Ministri Ahmetaj dhe Ministri Kurz, i Memorandumit të Mirëkuptimit në fushën e turizmit synon të  rrisë më tej bashkëpunimin mes dy vendeve.

 Ministri Bushati vlerësoi qëndrimin e Austrisë si një ndër vendet anëtare më të zëshme pro zgjerimit, si dhe u shpreh se: “kemi rënë dakord sot për një plan konkret veprimi mes dy vendeve përgjatë vitit 2016, i cili përmban një sërë angazhimesh dhe aktivitetesh konkrete në mbështetje të avancimit të vendit në rrugën e integrimit, me objektiv marrjen e vendimit për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Ky plan shtrihet në fusha si: integrimi evropian, ekonomia, programeve të zhvillimit, administrata publike, edukim, shkencë dhe shoqëri civile”.

Në kuadër të kësaj vizite në ambientet e MPJ-së u ekspozuan disa materiale arkivore mbi marrëdhëniet diplomatike dypalëshe. 



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë

Durrës, ia rrëmbyen gjyshërit, mamaja merr 3 vjeçarin, falenderon policinë