Ministri belg: Ja dënimi që Safet Bajri do të kryejë në Shqipëri

Ministri belg: Ja dënimi që Safet Bajri do të kryejë në Shqipëri

Safet Bajri

Safet Bajri (Rustemi) në muajt e fundi ka qenë në qendër të akuzave nga politika, por edhe nga drejtësia, pasi është arrestuar pak javë më parë në Tiranë dhe aktualisht ka tre masa arrest me burg; për dënimin në Belgjikë, përfshirjen në manipulim ndeshjesh dhe armëmbajtje pa leje dhe kanabis.

Ai është dënuar në Belgjikë me 22 vite burg në mungesë për përfshirje në organizata kriminale, shfrytëzim prostitucioni dhe disa vepra të tjera penale. Pas arrestimit të tij në Shqipëri, fillimisht ministri i Drejtësisë belge Koen Geens është shprehur se do të kërkojë nga autoritetet shqiptare që Bajri të vuajë në Shqipëri dënimin.

Ekstradimi i Bajrit në Belgjikë është i pamundur, pasi dy vendet nuk kanë një marrëveshje. Por Shqipëria dhe Belgjika kanë nënshkruar një marrëveshje për njohjen e dënimeve. Nisur nga ky fakt, ministri belg deklaroi sot se Bajri do të vuajë në Shqipëri rreth 9 vite burg.

Mediat belge theksojnë se nëse Bajri do të kryejnë dënimin në Shqipëri, ai mund ta apelojë duke përfituar ulje të tjera. Ministri Geens pati një takim javën e kaluar me homologen shqiptare Etilda Gjonaj.

Pak ditë më parë policia dhe prokuroria gjatë një operacioni në Tiranë dhe në Shkodër arrestuan në total 11 persona, mes tyre edhe Safet Bajrin të kërkuar nga Belgjika. Të arrestuarit përfshirë Safet Bajrin akuzohen  në Shqipëri për vrasje, gjobëvënie ndaj bizneseve, kërcënim si dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin

Vrasja e Pëllumb Metës, ekspertiza konfirmon: Arma e gjetur në pellgun me ujë u përdor për krimin