Ministri Bushati zhvillon takim me
diasporën shqiptare në Ankara

Ministri Bushati zhvillon takim me<br />diasporën shqiptare në Ankara
Në nisje të vizitës së tij në Turqi, Ministri Bushati pati një takim të përzemërt me përfaqësues të diasporës shqiptare në Ankara. 

Duke u ndalur në rëndësinë që ka diaspora shqiptare në Turqi, jo vetëm si e madhe në numër, por edhe si një diasporë cilësore dhe me kontribute të veçanta në jetën shoqërore, ekonomike e politike të Turqisë, Ministri Bushati i ftoi ata të behën pjesë e zhvillimeve të vendit të tyre të origjinës.

Të pranishmit shprehën dëshirën për një angazhim më të madh dhe për rritjen e pranisë së tyre ekonomike në Shqipëri, me synim dhënien e kontributit në funksion të zhvillimit të vendit. Ministri Bushati i ftoi gjithashtu të marrin pjesë në Samitin e parë të Diasporës Shqiptare që do të mbahet në Tiranë, më 18–20 nëntor 2016.

Në vijim, Ministri Bushati çmoi lart përpjekjet e tyre për të ruajtur dhe forcuar identitetin kombëtar dhe strukturimin tepër të mirë të organizatave të diasporës shqiptare në Turqi. Takimi vijoi me një diskutim të lirë, ku Ministri iu përgjigj interesimit të përfaqësuesve të diasporës mbi një sërë çështjesh dhe shkëmbeu pikëpamje për një bashkëveprim më të mirë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës