Ministri i Brendshëm gjerman kundër Merkel: Migracionim, shkaku i të gjitha problemeve politike

Ministri i Brendshëm gjerman kundër Merkel: Migracionim, shkaku i të gjitha problemeve politike

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer

Ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, një politikan konservator dhe kundërshtar i politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel për refugjatët, e ka konsideruar migracionin si “shkaku i të gjitha problemeve politike” me të cilat përballet sot Gjermania, raporton ata.

Në një intervistë për gazetën gjermane “Rheinische Post”, Seehofer u shpreh se migracioni ishte faktori i parë përgjegjës për forcimin e partisë së djathtë “Alternativa për Gjermaninë”, shkaktari i përçarjes së vendit dhe mungesës së mbështetjes popullore për partitë kryesore politike.

Çështja e emigracionit është shkaku i të gjitha problemeve në këtë vend. E them këtë prej tre vjetësh.

Ministri Horst Seehofer

Kancelarja Merkel e kundërshtoi këtë deklaratë, duke u shprehur se migracioni “na vë përballë sfidash dhe kjo natyrisht përfshin edhe probleme”.

Seehofer, njëkohësisht lideri konservator i CSU-së, homologia bavareze e CDU-së së kancelares Merkel, gati sa nuk çoi në rrëzimin e qeverisë gjermane disa muaj më parë, duke paralajmëruar se do të fillonte t’i kthente mbrapsht refugjatët në kufi.

Seehofer komentoi gjithashtu edhe dhunën e mbështetësve të së djathtës në qytetin lindor të Chemnitzit, pas vrasjes së një qytetari gjerman nga dy azilantë. Sipas medias vendase, Seehofer u shpreh se vrasja nuk i justifikonte trazirat dhe se mban qëndrim për “zero tolerancë” ndaj dhunës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë

Vetingu shkarkon përfundimisht prokurorin e Tiranës Ardian Braho, shkak problemet me pasurinë