Ministri i Brendshëm Lleshaj takim me strukturat në Gjirokastër: Krijoni siguri për qytetarët (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me Policinë e Gjirokastrës. Për Sandër Lleshajn, kjo është mbledhja e tij e parë me strukturat e këtij qarku. 

Mësohet se gjatë këtij takimi, Lleshaj i ka kërkuar efektivëve që duhet të jenë alert për luftën ndaj krimit të organizuar që gjeneron nga kufiri kryesisht tradikun klandestin dhe të drogës.

Gjirokastra ka në listën e të kërkuarve 12 persona shumë të rrezikshëm në kërkim policor dhe të dënuar për vrasje, trafik dhe kultivim kanabisi. Duhet të tregoheni të patolerueshëm në luftën ndaj këtyre dy fenomeneve. Askush nuk duhet të kënaqet. Të krijojmë qetësi dhe siguri për qytetarët. Ka ende shumë gjëra për t'u bërë.

Sandër Lleshaj, ministër i Brendshëm

Ministri i Brendshëm fillimisht realizoi një takim me strukturat e policisë në Drejtorinë e Policisë Tiranë, për të vijuar më pas me strukturat e policisë në ShkodërElbasan dhe në Lezhë.

Vizita në Shkodër e Sandër Lleshajt, shoqëruar nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, erdhi pas një sërë ngjarjesh kriminale që kanë ndodhur gjatë kësaj vere. Takimi i Lleshajt në Gjirokastër është i pesti në axhendën e tij.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët