Ministri i Jashtëm i Greqisë në Kosovë, Thaçi: Mirënjohës për mbështetjen

Ministri i Jashtëm i Greqisë në Kosovë, Thaçi: Mirënjohës për mbështetjen

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias gjate takimit me Thaçin

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias zhvilloi një vizitë në Kosovë mesditën e sotme. Ai zhvilloi takime me Presidentin Hashim Thaçi dhe drejtuesit më të lartë të shtetit, edhe pse Greqia është një nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Nikos Kotzias bëri thirrje që Kosova edhe Serbia të gjejnë një kompromis për të ardhmen e tyre.

Kosova dhe Greqia do të vazhdojnë t’i forcojnë marrëdhëniet bilaterale, duke bashkëpunuar dhe mirëkuptuar njëra-tjetrën. Me kryediplomatin grek, Nikolaos Kotzias, sot diskutuam për avancimin e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe për përforcimin e perspektivës evropiane për tërë rajonin. Greqisë i jemi shumë mirënjohës për rolin mbështetës në rrugën evropiane të Kosovës dhe e çmojmë që këtë vit ka pasur një ngritje të vëmendjes së Bashkimit Evropian për rajonin tonë.

 

Hashim Thaçi

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot

Të hapur për takime të reja...çfarë thonë yjet për ju sot