Ministri Klosi në pastrimin e lumit Shkumbin: Nuk do lejojmë askënd ta trajtojë mjedisin si mall pa zot

Gjatë një deklarate për medien, Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi, theksoi se vazhdon operacioni, “Pastrojmë tokën që duam”, e konkretisht ka vijuar me pastrimin e lumit Shkumbin, në zonën e Librazhdit.

Në ditën e pestë të operacionit,“Pastrojmë tokën që duam” ministri Klosi ishte në Urën e Polisit, në Librazhd ku vijonte pastrimi i shtratit të lumit Shkumbin.Të pranishëm edhe deputeti i zonës Taulant Balla, kryebashkiaku u Librazhdit, Kastriot Gurra dhe Prefekti, Maksim Malaj. Në aksion morën pjesë Forcat e armatosura, punonjës të AdZM Elbasan, punëtorë të Bashkisë, nxënës shkollash dhe vullnetarë.

Duke vlerësuar punën e bërë në të gjithë vendin prej datës 16 prill ministri Klosi tha se pas datës 22 prill që është edhe Dita e Tokës, institucionet e zbatimit të ligjit do të vihen shumë më tepër në veprim. Duke mos toleruar asnjë kryetar bashkie që lejon derdhjen e mbetjeve ne lumenj.

Lumenjtë nuk mund të jenë landfilde të hapura për Bashkitë apo për ish komunat, apo për ndonjë fshat të vogël, duhet që për mjedisin të punojmë të gjithë së bashku.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi

Ndërkohë gjatë kësaj jave është bërë një punë e pa imagjinueshme nga të gjitha insitucionet në lidhje me pastrimin e shtretërve të lumenjve, brigjeve të liqeneve. Sipas ministrit, pikërisht në respekt të këtij operacioni Mjedisi nuk mund të trajtohet më si një mall pa zot.
Deputeti i zonës Taulant Balla u shpreh se Shqipëria duhet të ketë të njëjtat standarde mjedisore si edhe vendet e Bashkimit Europian.

Rekomandimi për hapjen e negociatave na gjen në një aksion kombëtar për të pastruar Shqipërinë nga plehrat sepse sigurisht një vend që bëhet gati për t’u ulur në tryezë si i barabartë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të ketë të njëjtat standarde mjedisore sikurse standardet.

Deputeti, Taulant Balla

Aksionet e pastrimit në kuadër të “Java e Tokës” po vijojnë me intensitet në mbarë vendin ku prefektët e 12 qarqeve drejtojnë punën në segmentet e përcaktuara për pastrim. Në këto aksione pastrimi janë përfshirë punonjës të pushtetit lokal dhe institucioneve të ndryshme shtetërore, forcat e armatosura, studentë e nxënës shkollash si edhe vullnetarë dhe biznese.

Sot jemi në Librazhd ku kryetari i Bashkisë së bashku me të gjithë institucionet shtetërore që janë në këtë zonë po pastrojnë një nga zonat më të ndotura të lumit Shkumbin. Sipas planit që prefektura dhe prefekti personalisht kanë bërë dhe realizuar gjatë gjithë kësaj jave. Jemi në ditët e fundit të operacionit për të pastruar Shkumbinin. Eshtë një operacion i vështirë natyrisht ne kemi punuar shumë, do të doja shumë që të falenderoja gjithë të rinjtë nxënësit e shkollave, punonjësit e institucioneve shtetërore Agjencinë e Zonave të Mbrojtura, Prefektin që ka qenë në krye të gjithë operacionit që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Eshtë e paimagjinueshme në fakt ajo që po ndodh që ka nisur 5 ditë përpara dhe sot jemi në një Shkumbin shumë më të pastër. Por duke parë kaq shumë mbeturina që janë mbledhur buzë Shkumbinit na del padyshim thirrja nga shpirti që kjo punë nuk mund të vazhdojë kështu. Mbas datës 22 prill që është dhe Dita e Tokës institucionet shtetformuese, institucionet e zbatimit të ligjit do të duhet të vihen shumë më tepër në veprim. Edhe në përplasje të fortë me kryetarët e Bashkive që nga Bashkia e Përrenjasit e me radhë që mbetjet nuk mund të hidhen më në lumenj. Lumenjtë nuk mund të jenë landfilde të hapura për Bashkitë apo për ish komunat, apo për ndonjë fshat të vogël, duhet që për mjedisin të punojmë të gjithë së bashku. Është një operacion më shumë i vështirë, një operacion që ka kërkuar shumë mund dhe sakrifica prandaj edhe në shërbim të këtij mundi dhe sakrifice ne duhet të orientohemi shumë më qartë për të mos lejuar më askënd që mjedisin ta trajtojmë si një mall pa zot që gjithësecili mund të bëjë çfarë të dojë.
Shumë faleminderit mijëra e mijëra të rinjve dhe të rejave nga Qarku i Elbasanit që sot kanë sot kanë një Shkumbin më të pastër.

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit, Blendi Klosi
 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës