Ministri Klosi pret në Rinas charterin me turistë izraelitë

Pas bisedimeve midis ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe homologut të tij izraelit, Yariv Levin mbërrin charteri i parë me turistë nga Izraeli. Avioni i parë u ul në tokën shqiptare në orën 6.30 të mëngjesit të sotëm. Në dalje të aeroportit, për të pritur rreth 100 turistët e parë, ishte edhe ministri Klosi.

Të surprizuar, turistët, ndalën në infopoint Smile Albania. Me buzëqeshje dhe urimin e mirëseardhjes, ministri Klosi përshëndeti shumë prej turistëve të kënaqur nga mikpritja e parë.

Ministri Klosi theksoi se kjo pike, por edhe të tjerat që do të ngrihen në pikat hyrëse do të mirëpresin gjatë gjithë sezonit turistët që do të vijnë në vendin tonë.

Do të kenë mikpritjen e 1 mijë të rinjve të cilët do t’i informojnë përsa i përket të gjitha pikave turistike të vendit tonë, mundësive që ata kanë për të vizituar Shqipërinë përtej sezonit të plazhit.

Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë