Ministri rus: Sanksionet amerikane mund të minojnë procesin e paqes në gadishullin Korean

Ministri rus: Sanksionet amerikane mund të minojnë procesin e paqes në gadishullin Korean

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov

Ministria e Jashtme ruse tha sot se sanksionet e reja, të vendosura nga Shtetet e Bashkuara kundër një firme ruse, në lidhje me Korenë e Veriut, mund të minojnë procesin e paqes në gadishullin Korean.

Sipas një deklarate zyrtare, ministria tha gjithashtu se Uashingtoni nuk është i vetëdijshëm se si “presioni maksimal” ndaj Phenianit, mbart rreziqe të mëdha.

Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj një agjencie të shërbimit të portit rus dhe firmave kineze, për ndihmën ndaj anijeve të Koresë së Veriut dhe shitjen e alkoolit dhe duhanit në Phenian, duke shkelur sanksionet e SHBA-së.

Taktikat shkatërruese të SHBA-së, të ndjekura përtej kuadrit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Komitetit të saj të Sanksioneve të 1718 (lidhur me Korenë e Veriut), vetëm mund të minojnë përparimin, i cili është bërë kohët e fundit drejt zgjidhjes.

                         Ministria e Jashtme e Rusisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama

Sondazhi në Report Tv/ Si e vlerësojnë qytetarët shqiptarë punën e qeverisë Rama