POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ministri serb: 'Shqipëria e Madhe' nuk krijohet pa luftë me Serbinë

Ministri serb i mbrojtjes Aleksandar Vulin

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin ka deklaruar sot se disa herë ka kërkuar nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç që ta shqyrtojë politikën ndaj Bashkimit Evropian dhe që Serbia duhet ta ndryshojë pozicionin e vet ndaj BE-së nëse Evropa nuk do ta ndalojë krijimin e Shqipërisë së Madhe. 

"Këtë e kam kërkuar disa herë dhe ai kurrë nuk më ka përkrahur. Edhe tani kërkoj që të mendojmë nëse na duhet një BE e tillë dhe një politikë e tillë. Kjo natyrisht se varet nga ai", ka thënë Vulin.

Ai ka theksuar se Evropa dhe tërë bota po heshtin ndaj “formimit të Shqipërsis së madhe”.

"Shqipëria e madhe nuk mund të krijohet e të mos shkaktojë konflikte në Ballkan, jo vetëm me Serbinë e jo vetëm me serbët. Kryeministri shqiptar tashmë ka paralajmëruar se dëshiron t’i fshijë kufijtë me Malin e Zi, Maqedoninë e Greqinë dhe porosit se kudo që jetojnë shqiptarët nuk do të ketë kufij ndërmjet tyre. Kështu formohet Shqipëria e madhe”, citon FoNet të ketë thënë Vulin./koha.net/

l.q.
Komento

Komente

  • Proka: 03/01/2019 20:53

    E mo shkja,Iku koha e lufterave,tani ju servet(zgjebore)do kishit deshire te flakte te beni luftera ne Ballkan por ju mungon fuqia ushtarake. Tani ne Ballkan vendos Amerika se si do shkojne gjerat,ky eshte realiteti.

    Përgjigju