Ministri Xhafaj në Austri: Sfidë mbeten emigracioni i paligjshëm, kriminaliteti dhe terrorizmi

Ministri Xhafaj në Austri: Sfidë mbeten emigracioni i paligjshëm, kriminaliteti dhe terrorizmi

Ministri Xhafaj gjate takimeve ne Austri

VJENË - Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka marrë pjesë në konferencën e përbashkët të Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor me BE-në, e organizuar nga Austria, e cila ka presidencën e radhës së BE-së. Në këtë konferencë marrin pjesë, përveç ministrave të Brendshëm ballkanikë edhe vendet pjesë e Konventës për Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore (PCC SEE). Konferencën e drejtoi Ministri i Brendshëm i Austrisë Herbert Kickl, në cilësinë e kryesisë së radhës të Presidencës së BE-së.

Gjatë konferencës vendet pjesëmarrëse, firmëtare të Konventës për Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore, nënshkruan “Marrëveshjen ndërmjet Vendeve Anëtare të Konventës së Bashkëpunimit Policor të Evropës Juglindore për Shkëmbimin e të dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe Regjistrimit të Automjeteve dhe marrëveshjes së saj zbatuese”. Ajo bazohet tërësisht në Konventën e Prümit, mbi shkëmbimin e informacioneve për çështje të sigurisë mes vendeve të BE-së, e cila është pjesë e legjislacionit evropian.

Në fjalën e mbajtur në konferencë Ministri Xhafaj, ndër të tjera theksoi se “Konferenca është rasti i përsosur për të firmosur marrëveshjen mbi shkëmbimin e automatizuar të të dhënave të ADN-së, atyre daktiloskopike, të dhënave të regjistrimit të automjeteve, si dhe marrëveshjen zbatuese që e ndjek. Një impenjim i tillë nga ana e vendeve tona përkatëse shpreh vullnetin tonë të përbashkët për të bashkëpunuar ngushtë në fushën e sigurisë dhe drejtësisë penale”.

Duke folur mbi problemet që ndeshin sot vendet e BE-së dhe ato aspiruese për në BE, Xhafaj nënvizoi si sfida terrorizmin, emigracionin e jashtëligjshëm dhe kriminalitetin. Ministri tha se është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi mes agjencive ligj zbatuese për t’u përballur dhe luftuar këto fenomene. “Ministria e Brendshme shqiptare ka propozuar ngritjen e një Qendre Rajonale të Bashkëpunimit Policor, me pjesëmarrjen e gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Bashkëpunimi mes nesh ka nevojë për përmirësim dhe përditësim të vazhdueshëm, ndaj nisma për një qendër të tillë ka marrë dhe mbështetjen e plotë dhe publike të Komisionerit Avramopulos,” nënvizoi Ministri Xhafaj.

Ai më tej falënderoi qeverinë austriake dhe atë gjermane për asistencën teknike e sidomos asistencën logjistike dhe ekspertizën e dhënë nga Policia Federale gjermane për Policinë e Shtetit. Xhafaj tha gjithashtu se ka pasur premtime edhe nga vende të tjera por që pritet të realizohen. Ministri i Brendshëm ftoi pjesëmarrësit në Konferencë për takimin e ardhshëm, që do të mbahet në Tiranë në datat 4 dhe 5 tetor 2018.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat