Ministri Xhafaj nga Vlora: Këtë vit do të kemi zero kultivim kanabisi

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka dalë para mikrofonave të gazetarëve në qytetin e Vlorës. Në fjalën e tij Xhafaj është shprehur se Vlora ka prioritetin e forcave policore për shkak të fluksit të turistëve.

Vlora ka vëmendjen e shtuar të qeverisë këtë sezon përsa i përket potencialeve dhe fluksit turistëve që ka.  Të gjithë antarët e kabinetit qeveritar janë shpërndarë për të kryer detyrat e tyre. Unë, kryeministri dhe ministrja e Shëndetësisë jemi caktuar këtu. Arsyeja tjetër pse jam këtu është takimi me drejtorët e departamenteve të policisë. Në Vlorë për sezonin kemi sjellë më shumë forca policore. Të gjitha këto kanë të bëjnë më sigurinë dhe me një shërbim më të mirë. 

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

I pyetur për trafikun e lëndëve narkotike dhe njerëzore Xhafaj u përgjigj se edhe pse ka filluar frenimi sërish duhet të tregohemi të kujdeshëm.

Ende ka vend për kujdes të shtuar për frenimin e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore. Ne mbetemi të kujdesshëm. Por zona e Vlorës ka rezultate të pakrahasueshme në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo është meritë e strukturave policore. Di të them që ky do të jetë viti i zero kultivimit të kanabisit.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

Gjatë fjalës së tij Xhafaj foli për ngjarjen në disko Havana duke u shprehur se ishte një ngjarje e rëndë, e cila pritet të zgjidhet nga drejtësia. Në fund Xhafaj kishte një apel edhe për gazetarët:

Mos nguroni. Denonconi dhe jepni lajmet. Jepini ashtu siç janë por mos amplifikoni sepse krijoni panik mes njerëzve.

Fatmir Xhafaj, ministër i Brendshëm

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zhupanaku: 14/07/2018 18:49

    Ata pisa qe takove sot te porti vlores me kthyen se donin 150 euro per kalim afat dhe un nuk kisha tu jepja nga ata filloje te paret

    Përgjigju
  • Xhemoli: 14/07/2018 17:40

    VAZHDON POLITIKA E MASHTRIMIT TE POPULLIT O FATMIR I NDERSHMI I PS CDO DITE MEDJA PO TRANSMENTON PER TONELATAT E KANABISIT QE KAPEN NGA GUARDIA DI FINANCA DHE FRESH FARE NE FUSHE KRUJE U ASGJESUAN 600E KUSURE RRENJE KANABIS

    Përgjigju
  • sara: 14/07/2018 14:35

    Jan shtuar masat per sigurine e turisteve vendas dhe te huaj. Se kisha pare ndonjeher kete mase me pare sa koh kam qe vi me pushime ne shqiperi

    Përgjigju
  • Mimi: 14/07/2018 14:35

    Me vjen shume mire qe shqiperia nuk shikohet me si vend i trafikimit te narkotikeve dhe komshinjt e mij ne Italia e shikojn si atraksion dhe destinacion per pushime. Kjo do te thot me shume turist, me shume te ardhura per shqiptaret

    Përgjigju
  • eta: 14/07/2018 14:35

    Policise u be pothuasje nje vit qe i eshte kthyer dinjiteti dhe respekti. E patolerueshme ndaj shkelseve.

    Përgjigju
    • alfons: 14/07/2018 20:52

      po po ETA esht kthy dinjiteti me ket kokeshkumes minuster rendi qe ska lene asnje specialist ne detyre dhe e ka mbush policine me dele turp turp.

    • mira: 14/07/2018 18:38

      po normal, sa hyri agron gjafa mrena,u rregullu dinjiteti, njerzit jan me te lumtur,hashash ska fare! lumsi ne,rofsh sa malet o fatmir gjafa

    • moza: 14/07/2018 16:47

      Po esht shum e vertet.sapo u dorezua agron xhafaj ne burg ndryshoi gjithcka.njerzit jane me te kenaqur,pune ka me shume,hshash fare ec ec.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet