POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Ministria e Financave sqaron: Në 7 muaj vetëm 342.1 milionë lekë për mobilimin e zyrave

Foto ilustruese

Tirane- Ministria e  Financave dhe Ekonomisë bën një rezyme të ecurisë së shpenzimeve publike, përfshi këtu rikonstruksione, pajisje dhe mobilim për zyrat e administratë për vitin 2018-të. Sipas ministrisë për këtë vit shpenzimet janë 990 milionë lekë, ose thënë ndryshem 1.79% e totalit të investimeve të brendshme.

Ndërsa për periudhën 7-mujore janar-korrik 2018, rezulton se: shpenzimet për “Pajisje dhe mobilim zyrash”për vitin 2018 janë planifikuar në masën 342.1 milionë lekë ose vetëm 0.6% të totalit vjetor të investimeve të brendshme prej 55.17 miliardë lekë.

Njoftimi i plotë

Në vijim të analizës së ecurisë së realizimit të investimeve publike, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron si më poshtë të dhënat për ecurinë e shpenzimeve publike, midis të cilave edhe ato për rikonstruksione, pajisje dhe mobilim për zyrat e administratës, të cilat sipas të dhënave paraprake të shtatëmujorit janë në shifrën 621.86 milionë lekë ose vetëm 2.78% e realizimit faktik të investimeve të brendshme, ndryshe nga shifra e pretenduar në disa “pseudo-analiza” të bëra me qëllime të tjera përtej realitetit të buxhetit të shtetit.

Konkretisht, për muajin e shtatë të vitit 2018 (të dhëna paraprake) është konstatuar një realizim në masën rreth 34.7 miliardë LEK ose rreth 88.3 përqind, në raport me fondet e planifikuara për këtë periudhë në buxhetin fillestar 2018.

Respektivisht, projektet e investimeve me financim të brendshëm kanë shënuar një realizim faktik total në masën rreth 22.3 miliardë LEK ose 95.8 përqind të planit të periudhës, ndërkohë që ato me financim të huaj kanë shënuar një realizim në masën rreth 12.1 miliardë LEK ose rreth 76.9 përqind të planit të periudhës.

Kundrejt planit vjetor 2018, për 7 mujorin janar-korrik është konstatuar një realizim i përgjithshëm i investimeve publike në masën 40.1 përqind, ku financimi i brendshëm dhe financimi i huaj janë realizuar përkatësisht në masën 40.4 përqind dhe 39.5 përqind të planit vjetor respektiv.

Nisur nga sa mësipër, theksojmë se për periudhën 7-mujore janar-korrik 2018, rezulton se:

Shpenzimet për “Pajisje dhe mobilim zyrash”për vitin 2018 janë planifikuar në masën 342.1 milionë lekë ose vetëm 0.6% të totalit vjetor të investimeve të brendshme prej 55.17 miliardë lekë. Për periudhën 7-mujore ato janë realizuar në nivelin faktik prej 76.3 milionë lekë ose 22.3% e planit, kundrejt nivelit faktik të totalit të investimeve të brendshme prej 22.3 miliardë lekë;

Shpenzimet për “Rikonstruksion/ndërtim zyrash”, për vitin 2018 janë planifikuar në masën 647.8 milionë lekë ose vetëm 1.17% të totalit vjetor të investimeve të brendshme prej 55.17 miliardë lekë. Për periudhën 7-mujore ato janë realizuar në nivelin faktik prej 545.5 milionë lekë ose 84.2% e tij, kundrejt nivelit faktik të totalit të investimeve të brendshme prej 22.3 miliardë lekë.

Pra në total për vitin 2018:

o   Plani i shpenzimeve për rikonstruksione, pajisje dhe mobilim për zyrat e administratës për vitin 2018 është 990 milionë lekë ose vetëm 1.79% e totalit të investimeve të brendshme.

o   Fakti i shpenzimeve për rikonstruksione, pajisje dhe mobilim për zyrat e administratës si 7-mujor rezulton 621.86 milionë lekë ose vetëm 2.78% e realizimit faktik të investimeve të brendshme.

ma.nd./a.me.
Komento