Ministria e Mbrojtjes për mjetet e transportuara në autostradë: Ndihmë nga SHBA 75 mjete Humvee për FA

Blindat ushtarakë gjatë transportimit sot në autostradën Tiranë-Durrës

Ministria e Mbrojtjes ka informuar mediat dhe opinionin publik se mjetet ushtarake që po transportoheshin në autostradën Tiranë-Durrës,  janë pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

Më datë 14 prill 2018, 13 mjete High Mobility Multipurpose Wheeled Vehicle (Humvee), pjesë e fazës së fundit, kanë mbërritur në Portin e Durrësit dhe u transportuan në Tiranë.

Deri tani, si pjesë e paketës së ndihmës së qeverisë së SHBA për FA shqiptare kanë ardhur 75 mjete ushtarake "Humvee".  

e.gj./l.q.
Komento