Ministria e Shëndetësisë financon shërbimin për karriget me rrota, 600 persona me aftësi të kufizuar i përfitojnë falas

Ministria e Shëndetësisë financon shërbimin për karriget me rrota, 600 persona me aftësi të kufizuar i përfitojnë falas

Karrige me rrota falas për personat me aftësi të kufizuar

Sipas njoftimit të Minstrisë së Shëndetësisë, personat me aftësi të kufizuar përfitojnë karriget me rrota falas, falë mbështetjes financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. 
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu shpërndau në Shkodër karriget me rrota për 22 persona me aftësi të kufizuar.

“Kjo është një ndihmë konkrete që tashmë jepet nga shteti për personat me aftësi të kufizuar. Karriget me rrota janë të përshtatura sipas nevojës për çdo person dhe vetëm në Shkodër ne ju kemi dhënë mundësinë 120 personave me aftësi të kufizuar të kenë karrige me rrota të personalizuara për tja dalë vetë në përditshmëri”, tha Manastirliu.
Në të gjithë vendin, rreth 600 persona me aftësi të kufizuar do të përfitojnë çdo vit karrige me rrota falas, të prodhuara në punishten

“Mirësia”, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Me financimin e Ministrisë u bë e mundur garantimi i vijimit të punës së përshtatjes së karrigeve me rrota për personat me aftësi të kufizuar. Deri tani, me mbështetjen e këtij shërbimi janë pajisur rreth 700 persona me aftësi të kufizuara me karrige me rrota.

 

Ora 12:08
Ministria e Shëndetësisë financon shërbimin për karriget me rrota, 600 persona me aftësi të kufizuar i përfitojnë falas
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



    ×

    Lajmi i fundit

    Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit

    Zgjedhja e kryetarit në Himarë, nis me tensione mbledhja e Këshillit Bashkiak në Vlorë! Banorët thirrje greqisht kundër Tavos dhe Klosit