Ministria e Shëndetësisë ndriçohet portokalli, Manastirliu: Të gjithë bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

 Ministria e Shëndetësisë ndriçohet portokalli, Manastirliu: Të gjithë bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

Ministrja Ogerta Manastirliu

Godina e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndriçua portokalli në ditën ndërkombëtare kundër dhunës, duke çelur fushatën e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore.

Duke vënë theksin te rëndësia e parandalimit të dhunës, Manastirliu tha se duhet të bëhemi të gjithë bashkë për mbështetjen e vajzave dhe grave, në luftë me stigmën dhe mohimin ndaj fenomenit.

Sot një grua që denoncon dhunën është shumë më e mbrojtur sepse me ndryshimet ligjore që miratuam në Kuvend, garantojnë urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për gratë viktima të dhunës në 24 orët e para të denoncimit. Gratë nuk lindin gra, ato lindin vajza ndaj që në vogëli duhet të punojmë për edukimin e tyre sepse arsimimi por edhe fuqizimi ekonomik i gruas janë elemente thelbësore për të reduktuar këtë fenomen, që për fat të keq, është ende i përhapur në shoqërinë tonë.

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë 

Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës, Manastirliu theksoi se duhet shpejtuar ngritja e mekanizmit të referimit të dhunës në familje në çdo Bashki, si përgjigje e menjëherëshme ndaj rasteve të dhunës në çdo komunitet, sa më afër viktimave të dhunës. Por nuk harroi as që të bënte një apel ndaj grave dhe vajzave.

Çdo grua që përballet me dhunën duhet të gjejë forcën të denoncojë sepse ne do të dëgjojmë dhe mbështesim secilën prej tyre, në çdo kohë. Në çeljen e fushatës kundër dhunës me bazë gjinore, merrnin pjesë edhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, Giuseppe Belsito, drejtor i UN Women në Shqipëri. 

Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë 

Vetëm gjatë 10 muajve të këtij viti, janë denoncuar 4182 raste dhune, nga të cilat janë bërë mbi 2500 kërkesë-padi. Një në 3 gra në Shqipëri raporton të jetë përballur të paktën 1 herë me dhunën.

Ora 15:57
Manastirliu: Të gjithë bashkë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave
  • //Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:

      Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



    ×

    Lajmi i fundit

    Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha

    Dosja '5D' SPAK u komunikon akuzat ish drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato, Redi Molla e Taulant Tusha