Ministria e Shëndetësisë: Teste falas për kategoritë në rrezik nga virusi HIV

Ministria e Shëndetësisë: Teste falas për kategoritë në rrezik nga virusi HIV

Pamje nga aktiviteti i zhvilluar në Sheshin Skënderbej

Sot është përvjetori i 30 i Ditës Botërore kundër HIV/AIDS. Të dhënat ekzistuese dëshmojnë se në Shqipëri nuk ka epidemi të gjeneralizuar apo të përqendruar të infeksionit HIV. Bazuar në të dhënat statistikore, Shqipëria vijon të mbetet një vend me prevalencë të ulët të infeksionit HIV. Megjithëse ka një rritje të rasteve vit pas viti, prevalenca e infeksionit HIV në vendin tonë për vitin 2018 është 0.04%.

Shpërndarja sipas grupmoshave tregon se në vendin tonë predominon grupmosha 35-44 vjeç (30.1%), e ndjekur nga grupmosha 25-34 vjeç (27.1%). Që prej shfaqjes së rastit të parë, në Shqipëri janë regjistruar 1195 raste me virusin HIV, thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit në Ministrinë e Shëndetësisë.

Qeveria shqiptare po zbaton një program kombëtar për HIV/AIDS dhe në vitet e fundit, është bërë i mundur një progres i rëndësishëm për diagnostikimin dhe trajtimin e virusit HIV.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale po ndërmerr masa jo vetëm sa i takon trajtimit të personave me HIV por edhe për të parandaluar infeksionin, veçanërisht te njerëzit që janë më të rrezikuar. Testimi për HIV ofrohet falas në të gjithë Shqipërinë dhe tashmë ky është një test i shpejtë, rezultati i të cilit merret për 20 minuta. 

Ku kryhet testimi falas?

- Pranë Qendrave të Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për të gjithë vullnetarët dhe kategori të tjera. 
- Bankës Kombëtare të Trasfuzionit të Gjakut për dhuruesit e gjakut.
- Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).
- Institutit të Shëndetit Publik (ISHP)
Sot në të gjithë vendin funksionojnë 14 qendra të testimit dhe këshillimit vullnetar për HIV në Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan, Korçë, Durrës, Berat, Fier, Tiranë (4), Vlorë, Gjirokastër.
Qendrat e Këshillimit dhe Testimit Vullnetar për HIV ofrojnë shërbime për të gjithë personat që duan të njohin statusin e tyre për HIV shoqëruar me një këshillim profesional për të ndihmuar klientët të përshtaten me rezultatin e testimit.

Vetëm gjatë vitit 2018, janë kryer 38.485 testime FALAS!

Një përpjekje në rritje është dhe testimi i grave shtatëzana dhe fëmijëve të porsalindur në rastet e nënave me HIV. Në Nëntor 2017 Shqipëria nënshkroi me Fondin Global të Luftës kundër HIV/AIDS, Tuberkulozit dhe Malaries marrëveshjen për zbatimin e një granti 2018-2019, qëllimi i të cilit është zgjerimi i përgjigjes kombëtare ndaj HIV/AIDS te grupet vulnerabël në Shqipëri, si dhe kujdesi, mbështetja dhe trajtimi për njerëzit që jetojnë me HIV/AIDS.
Sa i takon trajtimit, kujdesi mjekësor për personat e prekur nga HIV/AIDS, ofrohet falas në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive dhe Shërbimin e Pediatrisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS

Olivier Giroud largohet nga Milani, do jetë ylli i ri i MLS