Miqësia e panjohur e Enver Hoxhës me miliarderin e biskotave

Miqësia e panjohur e Enver Hoxhës me miliarderin e biskotave

Alan Palmer

Kujtimet e Enver Hoxhës janë të mbushura me urrejtje dhe fyerje ndaj dhjetëra britanikëve që luftuan në Shqipëri. Shumë prej tyre kishin rrezikuar jetën për të sjellë ndihmë për partizanët shqiptarë, por Enver Hoxha gjithnjë dyshonte se anglezët do zbarkonin në Shqipëri për t’i rrezikuar pushtetin

Por ndryshe nga të tjerët, një britanik përbën përjashtim dhe ai është Alan Palmer, i vetmi që nuk akuzohet nga Hoxha dhe kjo për disa arsye.

Alan Palmer ishte rreth 29 vjeç kur zbarkoi në Shqipëri për herë të parë në vitin 1943. Ai rridhte nga një familje e pasur angleze dhe gjyshi i tij ishte pronari i kompanisë më të madhe botërore të biskotave, Huntley&Palmers. Palmer kishte përfunduar studimet në Universitetin e Oksfordit dhe fliste frëngjisht, gjuha e huaj në të cilën Enver  Hoxha mund të fliste pa përkthyes.

Pasi kaloi një dimër të vështirë 1943-1944 duke kryer dhe një akt heroizmi me shpëtimin e 3 infermiereve amerikane të bllokuara në Berat, Alan Palmer do të takohej për herë të parë me Enver Hoxhën në pranverën e vitit 1944.

Në qershor të vitit 1944 u vra në mënyrë të mistershme kreu i misionit britanik Filip Lik dhe britanikët e zëvendësuan atë me Alan Palmer, duke i dhënë edhe gradën e Lejtnant Kolonelit, sapo kishte mbushur 30 vjeç.

Palmer, i ri dhe ambicioz, ishte i vetmi oficer britanik që fitoi respektin e Enver Hoxhës dhe ai mund ta takonte atë pa nevojën e një përkthyesi. Enver  Hoxha nuk pranonte asnjë tjetër për të komunikuar dhe gjithnjë komanda aleate e Mesdheut i kërkonte Palmerit të negocionte me Enver  Hoxhën. Në përfundim të luftës, Palmer u bë këshilltari politik i misionit Britanik në Tiranë dhe sërish ai do të ishte i vetmi që do të bisedonte me Hoxhën për tema të nxehta.

Ai njihej për miqësinë e tij me liderët komunistë shqiptarë ndërsa kolegët britanikë evidentonin afërsinë e Palmerit me Hoxhën, shpesh duke hedhur dyshime se Palmeri ishte një mbështetës i diktatorit shqiptar.

Në vjeshtën e vitit 1945 Palmer do të largohej nga Shqipëria dhe nuk do të fliste më për Enver Hoxhën, por as ky i fundit nuk do e anatemonte si gjithë oficerët e tjerë britanikë. Besohet se ata nuk patën më kontakte ndonëse së bashku ishin takuar me dhjetëra herë duke diskutuar temat më të nxehta të luftës dhe fillimet e pushtetit pas saj. Alan Palmer, pas lufte, do të merrte në dorë fabrikën e biskotave Huntley&Palmers, më e madhja në botë. Ajo ishte krijuar që në fillim të shekullit të 19-të dhe në fillim shekullin 20-të, Huntley&Palmers ishte një ndër kompanitë më të mëdha në botë.  Miliarderi i biskotave nuk foli më për miqësinë e tij me Enver  Hoxhën, miqësi që e gradoi shpejt dhe i dha vëmendjen që ai kërkonte gjatë shërbimit të tij në Luftën e Dytë Botërore, duke u dekoruar pas saj nga Mbreti Britanik për Shërbime të Shquara. Nga Erald Kapri/ Kujto.al


Alan Palmer duke vallëzuar me Liri Gegën në festimet e vitit të ri në Hotel Dajti, 1 Janar 1945.


Alan Palmer gjatë luftës në Shqipëri


Alan Palmer në krye të tavolinës, në festimet e Vitit të ri, 1 Janar 1945

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv

Shqipëria prodhoi 2 milionë e 400 mijë tonë naftë në vitin 1974, Çfarë ndodhi më pas...! Sonte në Esencë ora 21:00 në Report Tv