Miqësoret, Spanja barazon me Zvicrën, Neymar udhëheq Brazilin

Miqësoret, Spanja barazon me Zvicrën, Neymar udhëheq Brazilin

Spanja barazon me Zvicrën

Spanja barazon me Zvicrën në ndeshjen miqësore të luajtur në stadiumin e Villareal. Takimi u mbyll në shifrat 1-1 me iberikët që bënë më shumë lojë sesa gola ndërsa Zvicra tregoi se është një kockë e fortë jo vetëm për Spanjën por edhe në Botëror.

Spanjollëve u mungonin lojtarët e Real Madrid në formacion por sërish kaluan të parët në avantazh me golin e mbrojtësit Odriozola. Por në pjesën e dytë Zvicra barazon me Rodriguez falë edhe një gabimi të portierit të vendasve De Gea.

Ndërsa Brazili tregon se është mëse gati për të synuar Kupën e Botës. I udhëhequr nga Neymar, Seleçao fitoi 2-0 miqësoren ndaj Kroacisë të zhvilluar në stadiumin “Anfield Road”. Pjesa e parë u mbyll pa gola me kroatët që patën rastet më të mira ndërsa në fraksionin e dytë futet Neymar dhe muzika ndryshon. Numri dhjetë realizon mjaft bukur në minutën e 69-të ndërsa në kohën shtesë dyfishon Roberto Firmino.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj