Miqësorja Shqipëri-Uells, formacionet zyrtare, kuqezinjtë me shumë ndryshime, Bale e nis nga stoli

Miqësorja Shqipëri-Uells, formacionet zyrtare, kuqezinjtë me shumë ndryshime, Bale e nis nga stoli

Stadiumi 'Elbasan Arena'

Shqipëria do të luajë sonte në orën 20:00 “Elbasan arena” ndeshjen miqësore kundër Uellsit 3 ditë pas humbjes turpëruese kundër Skocisë në Ligën e Kombeve. Ashtu siç pritej, për këtë 90 minutësh trajneri Christian Panucci që është pranë shkarkimit, ka bërë mjaft ndryshime në formacion. 

Përveç Mavrajt, në mbrojtjen me 3 futbollistë nga minuta e parë do të luajnë Veseli dhe Ismajlaj, dy lojtarë që nuk startuan kundër Skocisë. Në mesfushën e ngjeshur me 5, rikthehet Hysaj, Basha, por edhe Andi Lila. Ndërkohë ën sulm Grzda do të mbështesë Bekim Balajn.

Te Uellsi ylli i skuadrës Garreth Bale do ta nisë ndeshjen nga stoli. Shqipëria pret Uellsin në miqësoren e “Elbasan Arenës”, një sfidë ku kuqezinjtë do kërkojnë të paktën të kthejnë fytyrë, pas asaj humbje poshtëruese 0-4 ndaj Skocisë, vetëm tri ditë më parë.

Publikohen formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Veseli, Mavraj, Ismajli, Hysaj, Xhaka, Lila, Basha, Uzuni, Balaj, Grezda. Trajner: Kristian Panuçi

Uellsi: Uard; Roberts, Lokier, Lorencs, Ganter; Allen, King; Bruks, Uilson, Xhejms; Vokes. Trajner: Rajan Gigs

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump

Nju Jork, një person i vë zjarrin vetes para gjykatës ku mbahet gjyqi ndaj zotit Trump