Miratohet ligji/ Të djegurit e Vettingut nuk mund të bëhen avokatë, Braho e Xhina kundër

Miratohet ligji/ Të djegurit e Vettingut nuk mund të bëhen avokatë, Braho e Xhina kundër

Kryetari i grupit të PS, Taulant Balla

Një ndër projektligjet që miratoi sot Kuvendi ishte edhe ai për avokatinë. Projektligji “Për profesionin e avokatit në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 75 vota, sipas propozimit të Ballës, që të përjashtuarit nga sistemi i drejtësisë, gjyqtarë dhe prokurorë nuk mund të bëhen avokatë, ndryshe nga sa propozoi Komisioni i Ligjeve.

Në seancë kryetari i grupit të PS, Balla u shpreh se do i drejtohemi me një shkresë edhe Komisionit të Venecias nëse shkelen të drejtat e njeriut pas vendimit për të përjashtuar të përjashtuarit nga vettingu. Ndërkohë që kundër përjashtimit votuan Spartak Braho dhe Elena Xhina.

Edhe ligji që votuam për avokatinë dhe amendamenti i propozuar nga unë dhe Manja është hap i rëndësishëm drejt garantimit të moralit dhe pastërtisë së atyre. Amendamenti garanton që personat që kanë qenë pjesë e sistemit të drejtësisë dhe largohen nga vettingu për një kohë të caktuar nuk mund të punojnë si avokatë. Do të marrim në kohë edhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias.

Taulant Balla

Përsa i përket dështimit të miratimit të ligjit për magjistratët, Balla akuzoi opozitën se nuk pranoi që të ulej në një tryezë dialogu.

Besoj që tashmë jemi të qartë të kuptojmë që me gjithë përpjekjen tonë për dakordësinë lidhur me propozimin që bëri Luan Rama për të pasur një dialog mbi thelbin e cështjes që ka të bëjë me magjistratët. Kemi pasur një komunikim me opozitën sot, por na vjen keq që kjo cështje që nuk ka të bëjë aspak me cëshje të rëndësishme të reformës në drejtësi, opozita nuk erdhi që të jepte dakordësinë e saj.

Megjithatë dua të them që kjo nuk është një problem pa zgjidhje pasi KED dhe KLGJ dhe KLP do të jenë funksionalë dhe do të jetë KLGJ që do të vlerësojë nevojën e pranimeve apo kush do të jetë nga KLP. Nuk gjej arsye për bojkotin e opozitës.

Kemi pasur një komunikim me opozitës, PD dhe LSI dhe përsa i përket votimit të sotëm na u tha se pa u anuluar ligji për teatrin nuk marrim pjesë. Nuk shoh një lidhje mes këtyre të dyjave. Prej shtatorit të 2017 ne jemi qenë gati për dialog me opozitën në vijim edhe pse të cështjeve që ishin trajtuar në marrëveshjen e 17 majit. Në shtator na pret një punë e rëndësishme për reformën zgjedhore dhe i them opozitës që jemi vonë për të përmbyllur brenda afatit që vendosëm sot.

Taulant Balla

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi fushor: 24/07/2018 01:15

    Me Balle me Manja me Brace nuk mund te VAZHDOJE reforma ne drejtesi Jane figura shume te urryera te PS

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve

Turneu i Madridit, Rafael Nadal: S'jam gati, do luaj vetëm për dashurinë e tifozëve