Mirush Kabashi: Ligji për artin skenik nën thundrën e politikës, më i keq se në kohën e diktaturës

Monodrama ”Zoti Ibrahim dhe lulet e Kuranit” u shfaq mbrëmë për publikun në qytetin e Beratit, ndërsa Mirush Kabashi mbajti të “mbërthyer” publikun që kishte mbushur sallën e qendrës së kulturës. Aktori i njohur shqiptar u shpreh se kjo vepër përcjell tre mesazhe të rëndësishme për shoqërinë shqiptare.

Mesazhet që përcjell kjo vepër, është himn i mirësisë, harmonisë dhe dashurisë njerëzore. Këto tre fjalë janë, por kanë një kuptim shumë të madh dhe janë si pika shiu në shkretëtirë për shoqërinë shqiptare që është e mbytur nga konfliktualiteti dhe agresiviteti, që fillon nga lart nga politika dhe zbret poshtë.

Mirush Kabashi

Kabashi u shpreh dhe në lidhje me çështjen e prishjes së Teatrit Kombëtar, për të cilën tha se jo vetëm që nuk është dakord, por duhet ndryshuar ligji për artin skenik, pasi sipas tij është më i keq se në kohën e diktaturës.

Unë dua të jap një përgjigje, është temë që do të hante një diskutim shumë të gjerë, jo vetëm që nuk jam dakord për t'u bërë pa gjykimin e artistëve aktivë. Nëse na kërkojnë ndonjë mendim edhe unë me Ndrenikën jemi përpjekur të mbështesim dhe të themi atë që është për t'u thënë. Ka nevojë urgjente dhe absolute për të ndryshuar një ligj të deformuar, që është më i keq se në kohën e diktaturës, ligji ndaj artit skenik, i cili e ka politizuar totalisht dhe e vendos artin skenik në thundrën e politikës, si një partie, sikur mund të jetë në këtë rast, apo një koalicioni, sikur mund të jetë një qeveri tjetër, por që i heq të drejtën atij për të përfaqësuar të gjithë shoqërinë. Aq më tepër tani kur arti tani të thotë disa të vërteta, nuk mund të them që arti të jetë opozitar, por oponent, pasi po i hoqe shpirtin e oponentit, ai nuk është më art, por lustër,  një profesion i një bojaxhiu, këtë gjë e ka të shprehur paturpërisht politika në ligjin aktual

Mirush Kabashi

Pas vendimit për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe prezantimit të projektit nga Rama, ku parashikohet që mbi rrënojat e tij të ndërtohet një i ri modern, një pjesë e aktorëve kanë dalë kundër.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e sotme