POP 5

Lajmet më të lexuara të 5 minutave të fundit

Misteri i viteve ’80 mbi gazin nënujor në bazën ushtarake të Bisht Pallës

Zonat bregdetare të Durrësit  janë të pasura me rezerva gazi dhe nafte. Në vitet 80 në të janë kryer kërkime nga një ndermarrje shtetërore e specializuar për kërkime nafte, ndermarrje kjo që ishte instaluar në qytetin e Durrësit me veprimtari në det me anije të ndërtuar nga Kantjeri Detar, ndërsa me administratë ndërmarrjeja  qe bazuar në zonën e Shkozetit.

Në Porto Romano ku ndohej baza ushtarake e Bisht Pallës ose e njohur si e Kepit të Palit,  në hyrje të sajë gazi shperthen dhe del i lirë në natyrë. Duke u interesuar për këtë fenomen, në  ato vite  të shekullit të  kaluar, një grup të rinjësh të asaj  periudhe kanë realizuar në  hyrje të portit  një vepër inxhinierike të marrjes se gazit direkt nga fundi i detit ku dilte  për ta përpunuar dhe për ta bërë të efekteshme në repartin e marinës  ushtarake dhe më vonë ky gaz do të gjente përdorim   deri ne rritjen e gatishmerisë  së mjeteve. Dalja e gazit ishte konstatuar në  rreth 450 m distancë  hyrje të  portit në një  thellësi prej 8 metrash.

Për ndertimin e konstruksionit janë përdorur mjete rrethanore  deri te një nga  trampolinat e përdorura per hedhje të  notareve në det etj . Me këtë trampolinë   u modifikua një  tip  këmbane nënujore, që e zhytur “mbyste” frymëmarrjen e gazit dhe e kanalizonte atë në rezervuarin përkatës.   Për këtë u hartuan skicat e projektit dhe pasi u bë montimi i paisjeve me të gjitha strukturat metalike të nevojeshme u montua impianti me kapacitet 1500 m kub gaz në ditë.

Montimi, kujtojnë  konstruktori  Thoma Berberi dhe mekaniku i talentuar Agim Mema pati vështiresi të cilat falë përvojes se grumbulluar u kaluan dhe impianti u vu në  punë. Të gjitha punimet kujtojnë ata, u kryen  jashtë orarit zyrtar. Disa vite pas vënjes në shfrytëzim, impianti, i cili ndodhet edhe sot në atë vënd ku u montua në ato vite, u demtua mga punonjës te tjerë të bazës. Lidhur me përpjekjet e realizimit të këtij impianti gazmbledhes në det, Berberi dhe Mema sjellin foto eksluzive dhe  kujtojnë vështirësitë por edhe kënaqësinë që u dha ky realizim i rrallë në vëndin tonë për të vënë në përdorim gazin e mbledhur nga fundi i detit.

Thoma Berberi  thotë se në atë periudhë të vështirë ekonomike për vëndin,  problemi i kursimeve të bazes materialo-teknike  dhe kursimeve të tjera ishte në rendin e ditës. Për këtë duke u nisur nga gazi që dilte ne menduam që ta kanalizonim në një leverdi ekonomike për vetë bazën ushtarake. Për këtë menduam që të realizonim impiantin e grumbullimit të tijë dhe me të të mbahej e ngrohur një kaldajë dhe kur të jepej alarm për repartin ushtarak ajo do ndikonte në dërgimin e ujit të nxehtë në motorra për të dalëmë shpejt në det.

Duke qënë se ishim pjesë e grupit shkencor, propozuam gazmbledhësin. Kaldaja kishte rezervuarin dhe miku im Agim Mema kishte përvojë pasi kishte punuar si specialist në repartin e kaldajave. Uji nga rezervuari i  kaldajës  do të shkonte me presion në motorrat e anijeve luftarake sidomos të katerave siluruese. Kjo shkurtonte kohen e ngrohjes së motorrave sidomos në raste alarmesh . Uji i ngrohur që shkonte me presion te ato, bënte që nga 20 minuta kohë që kërkonte  për tu normalizuar për lundrim, afati  të shkonte në 5 minuta. Pra rriste gatishmerinë luftarake me 15 minuta më shpejt.

Nga  projekti paraprak te prodhimi i konstruksionit
Thomai tregon se pasi u konsultua me shokët, pregatiti dhe  një projekt të cilin e paraqitën paraprakisht për të parë leverdinë ekonomike që do të sillte këmbana nënujore gazmbledhëse. Pasi u muar miratimi, u fillua nga puna. U moren pantonet  ( pjesë bankinash metalike të lundrueshme, të përdorura që para luftës së dytë botërore) dhe që kishin mbetur tashmë si galixhante lundruese pranë kantjerit detar. Po ashtu u muar edhe një trampolinë që përdorej në plazh nga notarët amatorë për të realizuar hedhje në det gjatë stinës së verës, e cila qe dëmtuar dhe dallgët e kishin nxjerrë në breg. Ato i ngarkuam në mjete transporti të mëdha dhe i çuam në bazën e Bisht Pallës.

Aty filluam prerjet me oksigjen dhe saldimet sipas projektit. Patëm punë pasi vetem trampolina që po modifikohej, peshonte rreth 17 ton. Agim Mema, specialist i montimit, kishte një përvojë paraprake pasi punonte në Ndërmarrjen  e prodhimit të Kaldajave dhe përvoja e tijë shërbeu për modifikimet dhe montimet e valvulave të impiantit, që kërkonin saktesi dhe precizion. Ai tregon për vështirësitë që u tejkaluan pasi kishin probleme mungesash materiale. Që u përballuan nga ekipi i kompletuar me mekanikë saldatorë etj. Këmbana kishte përmasa të mëdha 12 x 20 m. Paraprakisht u sheshua sipërfaqja nënujore e relievit ku do të stabilizohej objekti.

Montimi i kembanes nën ujë, peripecitë
Këmbana pati disa peripeci deri në montim. Sëpari Komanda e Bazës Ushtarake hezitoi të lejonte vendosjen e sajë në hyrje pasi dyshonte se në se mund të difektohej gjatë vendosjes ajo mund të bëhej shkak për të bllokuar daljen në det të mjeteve luftarake në raste alarmi. Po pasi u verifikua u lejua montimi.

Për transportin e këmbanës u muar biga e vogël  portit. “Biga filloi të lëkundej nga dallgët dhe impianti nisi të lëkundej si lavjerrës sahati. Rrezikonte të dëmtohej. Madje pati dhe një përplasje në vinxhin lundrues. Atëherë e ulëm në det. Dhe e rimorkiuam me anije. Ajo funksiononte edhe në lundrim sipas parimit të nëndetëses. Hapeshin valvulat, nxirrej ajri jashtë  dhe mbushej me ujë. Kur u dergua në pozicionin ku dilte gazi, u montua dhe u zhyt. Për të realizuar ngjeshjen e objektit me dheun u punua edhe nën ujë me kostumet e zhytjes që u a kishte dhënë muzeu arkeologjik i qytetit. Pas motimit u provua presionimi i gazit si dhe ndezja. Ishte rrealizim i madh në ato kushte për ne “!...Impianti mblidhte cdo ditë rreth 1400 m3 gaz.

Ai funksionoi  normalisht duke zgjidhur shumë probleme deri kur u kërkua zhvendosja dhe specialistët e bazës ushtarake kërkuan ta tërheqin me kavo, pasi nuk e dinin se si mund të funksiononin valvulat me anë të të cilave mund ti shkarkohej uji dhe të dilte në siperfaqe e të zhvendosej me lundrim. Nga tërheqja me kavo në ujë , u dëmtua dhe doli jashtë përdorimit. Rrënojat e këtij objekti ndodhen edhe sot nën ujë...  Impianti sipas tyre ka ndejtur në shfrytëzim në bazen ushtarako detare  të Bisht Pallës  rreth 4 vite. Në se do të kërkohej të bëhej një i ri në  periudhen  e tanishme, në kushtet e ekonomis së tregut , një impiant i tillë do të kërkonte rreth 500 mije euro investim  saktësojnë Berberi dhe Mema.

Gazi i bregdetit të Durrësit në optiken e kompanive të fuqishme botërore
Në vitin 2011 agjensitë ndërkombëtare emetuan lajmin se në Bllokun  Durrësi, një anije nis “gjueti” sizmike 3D për gaz. Oisín Fanning, Kryetar Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të kompanisë “San Leon Energy ka deklaruar se ”: “Shqipëria po ngjall interes të madh ndërkombëtar në këtë kohë dhe jemi të ngazëllyer nga potenciali që shohim”. Pothuajse të gjithë agjencitë e lajmeve në mbarë botën dhanë më 18 mars 2011 njoftimin e bërë nga Dublini (Irlandë) se kompania norvegjeze Petroleum Geo-Physical AS (“PGS”) ka filluar të sigurojë të dhëna sizmike në det të hapur në “Bllokun e Durrësit” për llogari të operatorit irlandez “San Leon” dhe partnerit, “Beach Energy”. 

Këshilli i Ministrave i Shqipërisë, më 12 janar 2011, miratoi licensën për kërkim-shpim nafte në bllokun “Durrësi” në det në favor të kompanisë iralndeze “San Leon”,  dhe partnerit të saj, kompanisë australiane “Beach Energy”. “San Leon”, zotëronte në atë periuhë,  75 për qind  të interesit të pjesëmarrjes në bllok, kurse “Beach Energy” mban të 25 për qind. Pas marrjes së licensës, “San Leon” kontraktoi kompaninë “Petroleum Geo-Fizike AS” (PGS) për të kryer studimin, duke përdorur  anijen sizmike “Ramform Vanguard”, në një sipërfaqe 840 km katrorë, programi më i madh 3D që është realizuar ndonjëherë në det të hapur, në Shqipëri, thotë “San Leon”.

Programi ishte dizajnuar për të vlerësuar strukturat perspektive, duke përfshirë edhe fushën gazmbajtëse të kondesatit  “A4-1X”, përpara  shpimit në vitet e ardhëshme .Australianët e kompanisë “Beach Energy” kanë rënë dakord të paguajnë gjysmën e shpenzimeve të programit sizmik në këmbim të një opsion për të rritur pjesën e vet në licencë nga 25 në 59 për qind. PGS-ja ka siguruar një kontratë 50 milionë dollarësh amerikanë për të kryer punimet sizmike, të cilat do t’i mbulojë me kostot “San Leon”.Blloku i Durrësit, theksohej, përmban një fushë gazmbajtës kondesat të pa vënë në shfrytëzim “A4-1X” e zbuluar në vitin 1993, në një distancë 30 kilometra nga bregdetit jugor i Shqipërisë.

Zbulimi ka treguar një potenciali burimesh me rreth 150 miliardë këmbë kub [1 këmbë = 28,3168466 litra] gaz dhe 38 milionë fuçi kondensat.Oisín Fanning, Kryetar Ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të kompanisë “San Leon Energy”, komentoi: “Ky projekt është katalizator për programin tonë të eksplorimit në Shqipëri. Jemi të gëzuar së tepërmi nga miratimi që bëri Këshilli i Ministrave i Shqipërisë dhe tani mund të përqendrohemi në programin tonë të ardhshëm sizmik 3D (tre-dimensional). Shohim potencial të madh në Shqipëri, dhe jemi të sigurt për përfundimin me sukses të vlerësimit të ardhshëm dhe ekspertizës së zbulimit të pusit A4-1X. Shqipëria po hyn me shpejtësi në portofolin tonë, ndërkaqbekipi ynë nënujor vazhdon të zhvillojë një inventar mundësish eksplorimi”. “Shqipëria po ngjall interes të madh ndërkombëtar në këtë kohë dhe jemi të ngazëllyer nga potenciali që ne shohim në sipërfaqen tonë”, shtoi ai.

d.ba.
Komento