Misteri/ Kush e vrau 23-vjeçarin shqiptar në New York? Rritet dëmshpërblimi për informatorët

Misteri/ Kush e vrau 23-vjeçarin shqiptar në New York? Rritet dëmshpërblimi për informatorët

Vrasja e Grei Frashërit në New York

Kur kanë kaluar gjashtë ditë nga vrasja e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ngjarja mbulohet ende nga misteri.

Ai u vra mbrëmjen e 7 Shtatorit në Bay Ridge të Brooklyn, por përveçëse nuk dihen edne shkaqet dhe autorët autoritetet atje nuk kanë mundur të saktësojnë nëse është vrarë me armë apo është goditur për vdekje me thikë.

Brooklynreporter, duke iu referuar burimeve policore, shkruan se Grei Frashëri u vra rreth orës 18:00 (me orën lokale) të së premtes në së 7 shtatorit “93rd Street”, pas një sherri.

Policia fillimisht tha se Frashëri ishte qëlluar me armë zjarri në qafë dhe kraharor. Por, një raport i publikuar më 12 Shtator nga Daily News, thoshte se shkaku i vdekjes kishte qenë goditja me thikë dhe theksonte se policia kishte menduar se shqiptari ishte vrarë me armë pasi kishin gjetur gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Shqiptari raportohet të jetë dërguar në spitalin e Brooklyn, aty ku dhe ndërroi jetë. Autoritetet policore thonë se janë drejt zbardhjes së këtij krimi, pasi kanë mundur të identifikojnë targën e një mjeti që largohej me shpejtësi nga vendngjarja dhe dyshojnë se me ketë mjet mund të jenë larguar autorët.

Një ditë më parë Policia e Neë York-ut, vuri në dispozicion 2 mijë e 500 dollarë për këdo që kishte informacione të vlefshme për vrasjen. Apelin për të gjetur autorët e kanë shpërndarë edhe familjarët e të riut. Po ashtu mësohet se edhe një anëtar i Këshillit të New York, Justin Brannan ka vënë në dispozicion 1 mijë dollarë të vlefshme për këdo që jep informacione.

“Do shtoj 1 mijë dollarë nga paratë e mia, si shpërblim për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin dhe dënimin e personave përgjegjës për vrasjen e Grei Frashërit. Mesazhi jonë duhet të jetë i qartë si kristali: Kjo lloj dhune nuk do të tolerohet në komunitetin tonë. Nuk më intereson cilat janë rrethanat, nuk do të vrisni dikë në rrugët e lagjes time dhe t’ia hidhni paq. As sot, as kurrë”

Justin Brannan

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin

Mos harroni çadrën, sot sërish reshje shiu në gjithë vendin